Lajme Zone
Ksamil/ Rrezikoi jetën e pushuesve me Jet Ski, gjobitet me 500 mijë lekë të reja
Të tjeraReport TV

Ksamil/ Rrezikoi jetën e pushuesve me Jet Ski, gjobitet me 500 mijë lekë të reja

Policia Kufitare ka bllokuar një mjet lundrues tip Jet Ski dhe ka ndëshkuar drejtuesin e tij me 500 mijë lekë të rinj, pasi u kap duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve në zonën e Ksamilit.

Policia Kufitare ka bllokuar një mjet lundrues tip Jet Ski dhe ka ndëshkuar drejtuesin e tij me 500 mijë lekë të rinj, pasi u kap duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve në zonën e Ksamilit. Përmes një njoftimi blutë apelojnë që përdoruesit e mjeteve lundruese të respektojnë perimetrat e sigurisë dhe rregullat e lundrimit. LEXO edhe...‘Sovjetikët kanë vendosur katër baza detare! Një në kepin Linguetta, një në ishullin e Sazanit’, dokumentet të CIA-s, për rusët në Shqipëri në ’61-in Njoftimi i policisë: Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare vijojnë me intensitet kontrollet dhe patrullimet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim garantimin e sigurisë së pushuesve dhe respektimin e rregullave të lundrimit. Gjatë patrullimit në plazhin e Ksamilit, shërbimet e Policisë Kufitare konstatuan një mjet lundrues Jet Ski, i cili kishte hyrë brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar pushuesit që ndodheshin në plazh. Në përfundim të veprimeve administrative, drejtuesi i mjetit lundrues, shtetasi A. P., u ndëshkua me masë administrative 500 000 lekë të rinj, ndërsa mjeti lundrues në pronësi të tij u bllokua në portin e Sarandës. Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese dhe subjektet që operojnë me to, që të respektojnë me rigorozitet perimetrat e sigurisë dhe rregullat e lundrimit, duke mos vënë në rrezik jetën dhe sigurinë e pushuesve. Kontrollet dhe patrullimet do të vijojnë përgjatë gjithë vijës bregdetare, me fokus të veçantë garantimin e sigurisë së pushuesve dhe parandalimin e çdo shkeljeje që rrezikon jetën e tyre. Xh.K/ReportTv.al jet ski Ksamil Vlore Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 55.2% Keq 32.4% Nuk e di 12.4% Vota total: 1011 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?