Lajme Zone
“Serbët vijnë me pushime në Shqipëri dhe nxjerrin ‘tre gishtat’, neve na arrestojnë për fanella”
Të tjeraJOQ Albania

“Serbët vijnë me pushime në Shqipëri dhe nxjerrin ‘tre gishtat’, neve na arrestojnë për fanella”

Një turist serb, i cili ka zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet këtë verë, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale për mënyrën se si është shfaqur gjatë qëndrimit në vendin tonë.

Një turist serb, i cili ka zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet këtë verë, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale për mënyrën se si është shfaqur gjatë qëndrimit në vendin tonë.

Në fotot e publikuara prej tij, turisti shihet në Sarandë dhe në plazhet e jugut të Shqipërisë, duke shijuar bukuritë turistike të vendit. Megjithatë, ajo që ka rënë më shumë në sy është fakti se në disa prej fotografive ai shfaqet duke bërë me dorë simbolin e njohur të “tre gishtave”, një gjest i lidhur me identitetin dhe nacionalizmin serb.

Publikimi ka shkaktuar reagime te disa shqiptarë në rrjetet sociale, të cilët e kanë konsideruar gjestin si provokues, veçanërisht për shkak të historisë së tensionuar mes shqiptarëve dhe serbëve dhe mënyrës se si simbolet kombëtare trajtohen në të dyja vendet.

Ata kanë treguar rastet kur shqiptarë janë ndaluar e arrestuar në Serbi për përdorimin e simboleve shqiptare, përfshirë flamurin kuqezi, simbolin e shqiponjës dykrenare apo edhe thjesht këngë patriotike.

”Pershndetje JOQ, serbi me pushime ne Shqipëri duke bere tre gishta kur shqiptart e bejne ne Serbi arrestohen”, thotë një prej tyre.

Ndërkohë “Tre gishtat” janë një gjest me ngarkesë të fortë historike dhe politike në Ballkan. Për shqiptarët, boshnjakët dhe një pjesë të kroatëve, simboli lidhet veçanërisht me nacionalizmin serb dhe me periudhën e luftërave të shpërbërjes së Jugosllavisë, kur ai u përdor edhe nga pjesëtarë të forcave serbe.

Pikërisht për shkak të kësaj historie, përdorimi i tij gjatë pushimeve në Shqipëri është interpretuar nga disa shqiptarë si një veprim provokues.