Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja, në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se ka kallëzuar në SPAK, ministrin e Brendshëm, Ervin Demon, dhe drejtuesit e Policisë për dhunën e ushtruar gjatë protestave.
Kallëzimi ka si objekt veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë” “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kryerja e veprimeve arbitrare”, “Mosmarja e masave për të ndërprerë veprimet e paligjshme”, “Shkelja e barazisë së shtetasve”, “Pengimi në të drejtën për t'u shprehur, grumbulluar apo manifestuar”, “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”, dhe “Përdorimi i dhunës gjatë hetimeve”, të gjitha veprimet të kryera “në bashkëpunim”, sipas parashikimit të nenit 25 te Kodit Penal dhe “në rrethana rënduese” sipas parashikimit të nenit 50 të Kodit penal, si dhe çuarjen e tyre para GJKKO. "Në mbështetje të rinisë studentore dhe gjimnazistëve, Partia Demokratike ka depozituar një kallëzim penal në SPAK, kundër – ministrit të Brendshëm; Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit; Drejtorit të Policisë Tiranë; – Drejtuesit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore; – dhe Drejtuesve të Komisiariateve Nr.1, Nr.2, Nr.3, Nr.4 dhe Nr.6 të Tiranës, dhe çdo personi të paidentifikuar deri më tani, që ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve dhe gazetarëve, në protestë apo gjatë shoqërimit dhe brenda Komisariateve, si dhe çdo person tjetër që, me veprimet apo mosveprimet, rezulton që ka përgjegjësi penale për dhunën brutale të ushtruar ndaj protestuesve.
Kallëzimi ka si objekt veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë” “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kryerja e veprimeve arbitrare”, “Mosmarja e masave për të ndërprerë veprimet e paligjshme”, “Shkelja e barazisë së shtetasve”, “Pengimi në të drejtën për t'u shprehur, grumbulluar apo manifestuar”, “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”, dhe “Përdorimi i dhunës gjatë hetimeve”, të gjitha veprimet të kryera “në bashkëpunim”, sipas parashikimit të nenit 25 të Kodit Penal dhe “në rrethana rënduese” sipas parashikimit të nenit 50 të Kodit penal, si dhe çuarjen e tyre para GJKKO.
Përveçse nuk kemi ende asnjë rast të nisjes ‘kryesisht’ të hetimeve, pavarësisht se dhuna barbare dhe çnjerëzore kundër të rinjve shihet në çdo raportim mediatik, nuk është bërë ende asnjë veprim hetimor lidhur me kallëzimin tonë të 14 tetorit.
Ndërkohë, dhuna policore pas datës 14 tetor, është intensifikuar dhe në ndihmë të kësaj dhune, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin, Edi Rama ofroi 2500 euro për çdo polic.
Veprimet arbitrare të kryeministrit, si dhe ushtrimi i ndikimit të tij të paligjshëm për të rritur forcën e dhunës ndaj protestës, për të prekur fondin e emergjencës, vërtetojnë konsumimin flagrant të disa veprave penale, në bashkëpunim, për të cilin PD sot ka depozituar një kallëzimin shtesë penal kundër kryeministrit Rama dhe të njëjtëve persona të përmendur më lart, me vepra penale shtesë “genocide” ndaj popullatës dhe “ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj zyrtarëve që kryejnë një funksion publik”.
GJKKO i është kërkuar marrja e masës ‘pezullimi nga detyra’ për të kallëzuarit për shkak të pozicionit të tyre, dhe rrezikut potencial për prishjen dhe manipulimin e provave dhe intimidimin e dëshmitarëve.
Presim nga SPAK-u dhe prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm që të kenë kurajën dhe të fillojnë hetimet ‘kryesisht’ për dhunën barbare ndaj të rinjve protestues, dhe të hetojnë referuar kallëzimeve tona penale.
PD jo vetëm do të jetë në krah të protestës, por edhe në përballjen ligjore të protestuesve dhe do të denoncojë e kallëzojë çdo rast dhune ndaj tyre dhe ushtruesit e kësaj dhune", tha Kalaja./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

