Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë këtë të premte një takim me ministrat dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në qarqe. Takimi do të mbahet në selinë rozë në orën 17:30. Mbledhja vjen pas takimit dyditor të zhvilluar në Pogradec dhe mbledhjes së qeverisë të zhvilluar një ditë më parë. Gjatë takimit, Rama pritet të përcaktojë udhëzimet për drejtuesit politikë, të cilët pritet të nisin takimet në zonat e tyre elektorale. Qëllimi është prezantimi dhe shpjegimi për strukturat socialiste i dokumenteve strategjike të mazhorancës, “Besa” dhe “Prania Besnike”. Ndërkohë qytetarët protestojnë çdo ditë kundër kryeministrit dhe qeverisë së tij. Sot protesta hyn në ditën e 90-të, ndërsa shqiptarët shprehen të vendosur se revolta do të vazhdojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, për të cilin kanë bërë të qartë se është një kërkesë e panegociueshme. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

