Lajme Zone
Të tjeraReport TV

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë! Një nga shpendët më të rrallë të Europës (VIDEO)


Shkaba egjiptiane njihet si një nga shpendët më të rrallë në Europë dhe është një specie e rrezikuar, popullata e së cilës ka ardhur në rënie.

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj, ndau pamje nga shkaba egjiptiane në Vjosë, duke e cilësuar rikthimin e saj një dëshmi të pasurisë natyrore dhe biodiversitetit të ekosistemit të Vjosës. Shkaba egjiptiane njihet si një nga shpendët më të rrallë në Europë dhe është një specie e rrezikuar, popullata e së cilës ka ardhur në rënie. LEXO edhe...Moti i keq/ Vjosa doli nga shtrati te Ura e Mifolit në Vlorë, Haki Çako: Situatë alerti, 3 familje janë evakuuar “Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa – një dëshmi e jashtëzakonshme e pasurisë natyrore dhe biodiversitetit të këtij ekosistemi”, shkruan Jaupaj. Sipas ministrit, prania e këtij shpendi në Vjosë është një sinjal pozitiv për ekosistemin dhe tregon rëndësinë e mbrojtjes së habitateve natyrore. “Prania e saj në Vjosë është një sinjal i bukur se natyra, kur mbrohet, di të rikthehet. Të mbrojmë habitatet, lumenjtë dhe çdo specie që i jep jetë ekosistemeve tona. Vjosa nuk është vetëm një lumë – është strehë për jetën”, përfn Jaupaj. SI.E./E.H/ReportTv.al lumi i vjoses Shkaba egjiptiane Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.1% Keq 35.1% Nuk e di 12.8% Vota total: 4271 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?