Lajme Zone
Pas më shumë se 1 dekade larg fushave, mësohet se kur do të debutojë Ronaldinho në Itali
SportReport TV

Pas më shumë se 1 dekade larg fushave, mësohet se kur do të debutojë Ronaldinho në Itali

Në moshën 46-vjeçare, legjenda braziliane do të rikthehet në futbollin zyrtar pas më shumë se një dekade, me synimin për të dhuruar sërish spektakël dhe për të tentuar golin e 300-të të karrierës së tij.

Pas më shumë se një dekade larg futbollit profesionist, legjenda braziliane Ronaldinho është gati të rikthehet në fushën e blertë me fanellën e Ravenna-s, skuadër që militon në Serie C të futbollit italian. Një aventurë e veçantë për ish-yllin e Barcelonës dhe Milanit, i cili në moshën 46-vjeçare synon të shkruajë edhe një kapitull të fundit në karrierën e tij. Transferimi u bë zyrtar më 23 qershor 2026, kur klubi italian njoftoi se Ronaldinho do të regjistrohej si lojtar i skuadrës. Pas kësaj marrëveshjeje qëndron presidenti Ignazio Cipriani, i cili së bashku me bashkëpunëtorët e tij zhvilloi disa bisedime me brazilianin dhe vëllain e tij, përpara se ta bindte të bëhej pjesë e projektit. Miqësia dhe pasioni për futbollin luajtën një rol të rëndësishëm në arritjen e marrëveshjes. LEXO edhe...Italia në gatishmëri për protesta të dhunshme në fundjavë! Në Telegram shpërndahet udhëzuesi për përplasjet me policinë: Përpiquni të çani barrikadat Ronaldinho mbërriti në Ravenna më 20 gusht, ku u prit me entuziazëm të madh. Gjatë prezantimit, ai u shpreh se dëshironte të ndihmonte skuadrën, të frymëzonte shokët e ekipit dhe të kontribuonte për një sezon spektakolar, me synimin për të fituar. Braziliani konfirmoi gjithashtu se do të luajë disa minuta në një ndeshje zyrtare, duke lënë të hapur mundësinë për një rikthim që do të ishte ndër më të veçantët e futbollit italian. Por kur do të vijë momenti i shumëpritur? Sipas raportimeve të fundit, Ronaldinho pritet të debutojë më 15 nëntor, në orën 17:30, në derbin ndaj Forlì-t, që do të zhvillohet në stadiumin “Bruno Benelli”. Data është bërë e ditur nga kryebashkiaku i Ravenna-s, Alessandro Barattoni, ndërsa tifozët presin ta shohin brazilianin sërish në një ndeshje zyrtare. Për Ronaldinhon, objektivi është edhe më emocional: të shënojë golin e fundit të karrierës së tij me fanellën e Ravenna-s. Një rikthim që ndërthur nostalgjinë, spektaklin dhe dashurinë për futbollin, me sytë e tifozëve të drejtuar nga 15 nëntori. Ne.k./ReportTv.al Ronaldinho Ravenna itali seria c Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.3% Disi 3% Vota total: 12526 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?