Situata para Kryeministrisë Pas gazit lotsjellës dhe tensioneve që shoqëruan protestën në Tiranë, situata para Kryeministrisë është qetësuar. Prej më shumë se dy orësh, protestuesit vijojnë të qëndrojnë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pa përplasje apo incidente, ndërsa policia ka lejuar afrimin e tyre pranë godinës qeveritare. Dita e shtatë e protestave kundër qeverisë së Edi Ramës nisi me tensione në orët e para. Përplasje mes demonstruesve dhe forcave të rendit u regjistruan në Rrugën e Durrësit dhe pranë Parkut Rinia, ku situata u tensionua për disa orë.
Por rreth orës 15:00, gjithçka ndryshoi. Protestuesit u grumbulluan në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara selisë së qeverisë, ku vijojnë të qëndrojnë pa akte dhune apo përplasje me efektivët.
Ndryshe nga episodet e mëparshme, policia i ka lejuar demonstruesit të afrohen pranë godinës së Kryeministrisë, ndërsa turma vijon të qëndrojë aty duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit. Megjithatë, qetësia në bulevard nuk është shoqëruar me tërheqjen e forcave të rendit. Përkundrazi, në zonë ka një prani të konsiderueshme policore, me efektivë të pozicionuar krah Kryeministrisë, furgona dhe mjete speciale të gatshme për ndërhyrje në rast të përshkallëzimit të situatës. Në këtë klimë, dy automjete të tjera speciale ujëhedhëse janë dalluar në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, të mbërritura nga jashtë vendit. Prania e tyre vjen pas gjashtë ditësh përplasjesh, gjatë të cilave policia ka përdorur vazhdimisht gaz lotsjellës dhe ujëhedhëse për shpërndarjen e demonstruesve.
Ndërkohë, pas godinës së Kryeministrisë janë ngritur edhe çadra për dhënien e ndihmës së parë për efektivët e policisë. Të pajisura me tavolina dhe mjete për trajtimin e të lënduarve, ato i kanë dhënë pjesës së pasme të godinës qeveritare pamjen e një kampi të improvizuar në terren. Kryeministria si “kamp ushtrie”, ngrihen çadra për policët e plagosur (Video)
19 Tetor, 16:52 Masat vijnë pas një fundjave me përplasje të forta në kryeqytet, ku dhjetëra punonjës policie mbetën të plagosur gjatë incidenteve me protestuesit.
Ndërsa në rrugë situata është qetësuar, Edi Rama ka ashpërsuar qëndrimin ndaj protestave. Kryeministri ka dalë sot në mbështetje të forcave të rendit, duke njoftuar shpërblime prej 2500 eurosh për efektivët e angazhuar në përballjen me demonstruesit.
Rama ka paralajmëruar gjithashtu pasoja ligjore dhe financiare për personat që dëmtojnë pronën dhe bizneset, duke kërkuar që përgjegjësit të mbajnë edhe barrën e dëmeve të shkaktuara.
Qëndrimi i kryeministrit është shtrirë edhe te sektori i arsimit, në një kohë kur nxënësit dhe studentët vijojnë të jenë pjesë e protestave kundër qeverisë.
Pavarësisht mobilizimit të madh policor dhe masave të shtuara të sigurisë, deri në këto momente përpara Kryeministrisë nuk ka pasur përplasje të reja.
Pamja në qendër të Tiranës është tashmë krejtësisht e ndryshme nga ajo e orëve të mëparshme: protestuesit qëndrojnë pranë godinës qeveritare, policia ruan pozicionet dhe forcat speciale mbeten në gatishmëri.
Pas shtatë ditësh protestash, kërkesa e demonstruesve për dorëheqjen e Edi Ramës mbetet e pandryshuar. Nga ana tjetër, kryeministri ka përsëritur se nuk do të largohet nga detyra, ndërsa mobilizimi i forcave të rendit dhe shtimi i mjeteve speciale tregojnë përgatitjet për vijimin e protestave. Video/ Rama shton arsenalin kundër protestuesve, Erdogani i jep dy ujëhedhëse të sofistikuara të shtypë revoltën
19 Tetor, 15:54 protesta screenshot 12 screenshot 14 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Kryeministria si “kamp ushtrie”, ngrihen çadra për policët e plagosur (Video) 19 Tetor 2026, 16:4716:47Aktualitet Ndryshon tërësisht situata para Kryeministrisë, protestuesit afrohen te godina qeveritare; bie qetësia në bulevard 19 Tetor 2026, 16:3016:30Aktualitet “Stop dhunës ndaj studentëve”, Sindikata e Punonjësve të Universiteteve njofton nesër marshim solidariteti 19 Tetor 2026, 16:1716:17Aktualitet Rama u premtoi 2500 euro, protestuesit ia kthejnë me para false te dera e Kryeministrisë 19 Tetor 2026, 16:1416:14Aktualitet Video/ Rama shton arsenalin kundër protestuesve, Erdogani i jep dy ujëhedhëse të sofistikuara të shtypë revoltën 19 Tetor 2026, 15:5215:52Aktualitet Evropa në flakë, nga Parisi në Tiranë/ Protesta të dhunshme, përplasje me policinë dhe institucione të sulmuara 19 Tetor 2026, 15:4915:49Aktualitet

