Lajme Zone
Pas eklipsit magjepsës të 12 gushtit, Spanja përgatitet për një tjetër spektakël në qiell! Më 28 gusht Hëna do të mbulohet pothuajse plotësisht
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Pas eklipsit magjepsës të 12 gushtit, Spanja përgatitet për një tjetër spektakël në qiell! Më 28 gusht Hëna do të mbulohet pothuajse plotësisht

Vetëm 16 ditë pas eklipsit total diellor, në Spanjë do të shihet një eklips i pjesshëm hënor që mund të vëzhgohet me sy të lirë.

Vetëm 16 ditë pas eklipsit total diellor të 12 gushtit, i pari i dukshëm nga Gadishulli Iberik pas më shumë se një shekulli, Spanja do të jetë sërish në qendër të një fenomeni astronomik. Më 28 gusht, vendi do të përjetojë një eklips të pjesshëm hënor, i cili do të mund të shihet në të gjithë territorin spanjoll pa pasur nevojë për syze apo pajisje të posaçme mbrojtëse. Sipas Institutit Gjeografik Kombëtar të Spanjës (IGN), eklipsi do të arrijë një magnitudë prej 0.93. Kjo do të thotë se në momentin e tij kulmor, hija më e errët e Tokës, e njohur si umbra, do të mbulojë rreth 93% të diametrit të Hënës. Instituti sqaron se kjo shifër nuk duhet ngatërruar me përqindjen e sipërfaqes së Hënës që do të errësohet. LEXO edhe...Gjashtë vende të BE kërkojnë vendosjen e një takse mbi kompanitë e naftës: Kanë rritur ndjeshëm fitimet për shkak të luftës në Lindjen e Mesme Një eklips hënor ndodh kur Toka vendoset mes Diellit dhe Hënës, duke bërë që sateliti natyror i Tokës të kalojë nëpër hijen e saj. Kur vetëm një pjesë e Hënës hyn në umbër, fenomeni klasifikohet si eklips i pjesshëm. Fenomeni do të jetë i dukshëm në disa faza nga Evropa, Afrika, Amerika dhe Azia Perëndimore. Në Spanjë, eklipsi do të shihet në të gjithë vendin, megjithëse koha e perëndimit të Hënës do të bëjë që në disa zona ai të mos mund të ndiqet deri në fund. Në pjesën qendrore dhe lindore të Gadishullit Iberik, në Ishujt Balearë dhe në Melilla, Hëna do të perëndojë përpara se të përfjë faza e pjesshme e eklipsit. Ndërsa në pjesën tjetër të gadishullit, në Ishujt Kanarie dhe në Ceuta, Hëna do të qëndrojë mbi horizont deri pas përfundimit të kësaj faze. U.D/ReportTv.al eklipsi henor spanje eklips Komento Komente Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 65.9% Keq 25.8% Nuk e di 8.2% Vota total: 267 Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret?