Lajme Zone
Pas 1 muaji pushim, depuetët kthehen të martën në Kuvend! Harta e re territoriale, sfida e sesionit të ri parlamentar
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Pas 1 muaji pushim, depuetët kthehen të martën në Kuvend! Harta e re territoriale, sfida e sesionit të ri parlamentar

Deputetët rikthehen të martën në Kuvend pas një muaji pushim. Seanca plenare nis në 17:00.  Kushtetuta parashikon që sesioni i ri nis të hënën e parë të shtatorit. Por 7 shtatori përkon pushim zyrtar për shkak të shenjtërimit të Nënë Terezës.

Kuvendi i Shqipërisë nis sesionin e ri më 8 shtator, të martën në orën 17.00, në seancën plenare që do të ulë deputetët në karrigen e ligjvënëse pas 1 muaji pushim. Rendi i ditës është publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë, hapja e punimeve të sesionit të III të Legjislaturës së XI të Kuvendit. LEXO edhe...Tentativa e grushtit të së djathtës shqiptare. A do të mbetet edhe drejtësia e re në tentativë? Punimet e këtij sesioni pritet të dominohen nga dy ngjarje, zgjedhjet lokale të 2027-ës, të cilat vijnë nën klimën e një reforme territoriale, ende në fazë konsultimi publik, për shkrirjen e 15 bashkive, propozim ky vetëm nga mazhoranca e pa dakordësinë e opozitës, dhe së dyti, nga procesi i negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Me territorialen që është kundërshtuar me protesta nga qytetarët e bashkive që shkrihen dhe vetë kryebashkiakët, në proces është edhe reforma zgjedhore ku mazhoranca e opozita ende po punojnë bashkë dhe mbetet për tu parë nëse ndarja e re territoriale do të kërkojë ndërhyrje edhe në Kodin Zgjedhor për tu zbatuar në zgjedhjet lokale të vitit 2027. Rendi i ditës për seancën e 8 shtatorit SI.E./ReportTv.al kuvend Kuvend 8 shtator 2026 Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.6% Të gabuar 21.2% Nuk e di 4.2% Vota total: 3491 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?