Lajme Zone
Partia nuk është kryeministri!
PolitikëPamfleti

Partia nuk është kryeministri!

Ky dallim duket elementar, por bëhet i vështirë për t’u kuptuar kur në çdo argument pushteti personal zëvendësohet lehtësisht me partinë.

Edi Rama Këtu fillon komedia politike: një parti që pretendon se ka njerëz të aftë për të qeverisur një vend, për ta integruar atë në Europë, por sillet sikur nuk ka asnjë njeri të aftë të zëvendësojë një kryeministër. Në demokraci, partitë vijnë në pushtet me votë, jo individi. Kur mandati elektoral katandiset në kontratë pronësie dhe pranohet gjerësisht si e tillë, jemi para një problemi të rëndë intelektual dhe kulturor.

Ky dallim duket elementar, por bëhet i vështirë për t’u kuptuar kur në çdo argument pushteti personal zëvendësohet lehtësisht me partinë.

Historia e Partisë Socialiste e bën argumentin paradoksal edhe më interesant.

Në vitin 1998, Fatos Nano dha dorëheqjen, ndonëse mbështetej në një shumicë të fortë parlamentare. Edhe në rrugë nuk kishte pedagogë e studentë, por militantët politikë të opozitës.

Pra, Partia Socialiste nuk ka nevojë të zbulojë ndonjë teori të re politike. Ka precedentë në historinë e saj. Problemi është se historia, ndonëse studiohet në shkolla, nuk duket se është lëndë e detyrueshme për ata që qeverisin.

Edi Rama dhe kushdo tjetër mund të zëvendësohet politikisht. Problemi i vërtetë është se Partia Socialiste ka humbur autonominë për ta menduar këtë mundësi.

Këtu fillon komedia politike: një parti që pretendon se ka njerëz të aftë për të qeverisur një vend, për ta integruar atë në Europë, por sillet sikur nuk ka asnjë njeri të aftë të zëvendësojë një kryeministër. Me këtë logjikë, nuk qenka partia që prodhon kryeministrin, por kryeministri që i jep kuptim ekzistencës së partisë. Një mrekulli organizative, që demokracia e votës nuk e ka parashikuar në asnjë nga manualet e saj.

Për më tej, arsyetimi se kjo bëhet në emër të unitetit partiak, disiplinës partiake apo përgjegjësisë institucionale, është edhe më poshtërues për çdo mendje normale.

Heshtja e përfaqësuesve politikë nuk është domosdoshmërisht shenjë uniteti; ajo është tregues i mungesës së autonomisë së tyre dhe i mungesës së mekanizmave të brendshëm të përgjegjshmërisë.

Prandaj, demokracia e brendshme e partive nuk është thjesht çështje e anëtarëve të tyre. Ajo ndikon drejtpërdrejt në demokracinë e të gjithë vendit.

Një nga provat më të rëndësishme të demokracisë është aftësia e një organizate politike për të ndryshuar drejtuesin pa humbur identitetin, funksionimin apo ekzistencën e saj. Kjo është e vetmja provë që tregon se partia është ndërtuar mbi një program dhe përfaqëson një institucion politik të pavarur nga vullneti i individit.

Por kush t'ua shpjegojë këtë mbrojtësve të demokracisë teorike? irena beqiraj edi rama Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Forum Protestat në Tiranë, Paris dhe Romë: Çfarë kanë të përbashkët dhe ku ndryshojnë? 21 Tetor 2026, 13:1313:13Forum Të gjithë të kënaqur me protestën! 21 Tetor 2026, 10:5610:56Forum Artan Fuga: Deputetë mos u fshihni, disiplina partiake nuk ju shpëton nga përgjegjësia! 21 Tetor 2026, 10:2210:22Forum Dashnor Sula: Studentët meritojnë të dëgjohen, jo të dhunohen 21 Tetor 2026, 10:1010:10Forum Al Jazeera: Kush qëndron pas revoltës pa liderë që kërkon largimin e Ramës? 20 Tetor 2026, 19:0519:05Forum Po*dhët me rigon të Ramës që nuk trembin dot studentët 20 Tetor 2026, 18:3318:33Forum