Pamje nga salla e Parlamentit / Opozita ndez tymuese, mazhoranca voton me ngut, ndërsa Niko numëron votat me ritmin e një prestigjiatori. Në fund, askush nuk e merr vesh çfarë u miratua, por të gjithë e dinë se shfaqja përfi me sukses. Të hënën është ditë rrogash! Parlamenti i Shqipërisë është kthyer në një akshihane të zhurmshme, ku secili bën punën e vet dhe askush nuk merret me atë për të cilën qytetarët e kanë dërguar aty. Njëra palë ndez tymuese, tjetra ngre kartonët, ndërsa kryetari i Kuvendit përpiqet të përfjë votimin përpara se tymi të mbulojë sallën.
Shpejtësia me të cilën Niko e drejton seancën të kujton aktorët që bëjnë provat e fundit përpara se të dalin në skenë: «Kupa me kapak, kupa pa kapak». Projektligji, votimi, miratimi. Tjetri! Sikur të mos kishte përpara ligje që përcaktojnë fatet e një vendi, por kupa që duhen ngritur e ulur me aq shpejtësi, sa publiku të mos arrijë të kuptojë çfarë loje po luhet në kurriz të tij.
Në anën tjetër, opozita ka përgatitur repertorin e saj. Tymuese, flakadanë, britma dhe përplasje. Deputetët hyjnë në sallë me vendosmërinë e njerëzve që e dinë se nuk do të ndryshojnë asnjë presje të ligjeve, por të paktën do të sigurojnë pamjet për edicionet e lajmeve.
Mazhoranca, nga ana e saj, duket se e ka gjetur mënyrën për të qeverisur edhe pa debat. Madje, zhurma e opozitës ia lehtëson punën. Kur askush nuk dëgjon asgjë, askush nuk ka nevojë të shpjegojë asgjë. Mjafton të numërohen votat.
Në këtë teatër absurd, secila palë e ka gjetur për bukuri rolin e vet. Opozita bën zhurmë për të dëshmuar se po kundërshton, mazhoranca shfrytëzon zhurmën për të votuar pa u shqetësuar nga kundërshtimet. Njëra kujdeset për spektaklin, tjetra për rezultatin. Në fund, të dyja dalin të kënaqura nga salla, ndërsa debati parlamentar nuk ka arritur as tek dera e Parlamentit.
Shqipëria paguan 140 deputetë për të diskutuar ligjet, për të kontrolluar qeverinë dhe për të mbrojtur interesat e qytetarëve. Në këmbim, merr një shfaqje ku gjysma përpiqet të bëjë sa më shumë zhurmë, ndërsa gjysma tjetër të mbarojë punë sa më shpejt. Njëra palë nuk do të lejojë të flitet, tjetra nuk ka ndër mend të dëgjojë. Të dyja e marrin rrogën të plotë.
Dhe ndërsa tymi shpërndahet, kryetari mund të vazhdojë numërimin.
Kupa me kapak, kupa pa kapak. Pro, kundra, abstenim s’ka. Miratohet!
Tjetri!/Pamfleti kupa me kapak kupa pa kapak 1 Komente H H.M. 29 Tetor 2026, 15:49 Lum ne per keto lule dhe trandafila qe na perfaqesojne. Keto jane drita e syve tane. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Editorial Ora e Baltazarit 28 Tetor 2026, 10:2310:23Editorial Merz-Rama, enigma e takimit të Budvës 27 Tetor 2026, 15:5615:56Editorial Muzgu i Cezarëve 26 Tetor 2026, 11:4111:41Editorial Gotov je! 25 Tetor 2026, 11:2511:25Editorial Kush do të qeverisë pas revoltës së Gjeneratës Z? 24 Tetor 2026, 13:0013:00Editorial Dhjetat tona, plumb për armikun! 23 Tetor 2026, 14:1014:10Editorial

