Lajme Zone
Parisi dhe Berlini rrisin mbështetjen për Kievin, raketa të reja dhe 60 mln euro pas sulmit vdekjeprurës rus
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Parisi dhe Berlini rrisin mbështetjen për Kievin, raketa të reja dhe 60 mln euro pas sulmit vdekjeprurës rus

Pas goditjes vdekjeprurëse të një qendre tregtare në Krivji Rih, ku u vranë të paktën 16 persona dhe u plagosën mbi 130 të tjerë, Emmanuel Macron premtoi përshpejtimin e dërgimit të raketave dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore, ndërsa Berlini njoftoi 60 milionë euro të tjera ndihmë për Kievin.

Franca dhe Gjermania po rrisin mbështetjen ushtarake dhe financiare për Ukrainën, ndërsa Kievi kërkon më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore pas një prej sulmeve më të rënda të fundit ruse ndaj civilëve. Presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar përshpejtimin e dërgimit të raketave dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore, ndërsa Berlini ka premtuar 60 milionë euro të tjera ndihmë. Vendimi i Macron erdhi pas një bisede me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe sulmit rus ndaj një qendre tregtare në Krivji Rih, ku të paktën 16 persona humbën jetën dhe më shumë se 130 u plagosën, mes tyre 23 fëmijë. Katër persona rezultojnë ende të zhdukur. LEXO edhe...Retorika e Putin, pranon dëmet në ekonominë ruse, por kërcënon Kievin: Përgjigjja do të jetë shkatërruese, trupat tanë do t’i arrijnë objektivat “Fola me presidentin Zelensky pas sulmit të dyfishtë rus në mes të ditës ndaj një qendre tregtare në Krivji Rih, i cili shkaktoi viktima të shumta në mesin e civilëve, dhe shpreha tmerrin dhe pikëllimin tonë të thellë”, deklaroi Macron. Presidenti francez bëri të ditur se Franca do të forcojë mbështetjen për Ukrainën përmes dislokimit të raketave penguese dhe u bëri thirrje edhe vendeve të tjera që zotërojnë kapacitete të tilla të kontribuojnë. “Është thelbësore që të gjitha vendet që kanë këto kapacitete t’i bashkohen gjithashtu kësaj përpjekjeje. Ne po ashtu duhet të vazhdojmë të rrisim presionin ndaj Rusisë, për aq kohë sa ajo zgjedh të refuzojë armëpushimin dhe paqen”, tha Macron. Parisi pritet të përshpejtojë vendosjen në Ukrainë të sistemit të mbrojtjes ajrore SAMP/T, ndërsa Kievi do të marrë edhe licencë për prodhimin e raketave penguese. Franca synon gjithashtu të përshpejtojë dërgimin e raketave lundruese me rreze të gjatë SCALP dhe armatimeve të tjera. Macron njoftoi gjithashtu se aleatët e Ukrainës në koalicionin e udhëhequr nga Parisi dhe Londra do të takohen më 24 gusht për të diskutuar masa të reja për rritjen e presionit ndaj Moskës. Takimi do të zhvillohet në Kiev, me pjesëmarrjen fizike dhe online të liderëve. Ndërkohë, mbështetje e re për Kievin është njoftuar edhe nga Gjermania. Gjatë vizitës së tij në kryeqytetin ukrainas, ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul premtoi 50 milionë euro shtesë ndihmë humanitare, kryesisht për popullsinë pranë vijës së frontit dhe për përgatitjet për dimrin. Fondet do t'u kalojnë organizatave të OKB-së dhe organizatave joqeveritare dhe do të përdoren ndër të tjera për riparimin e banesave, sigurimin e pajisjeve sanitare dhe ngrohëseve. Gjermania do të japë gjithashtu 10 milionë euro në një fond të NATO-s për Ukrainën. Paratë do të përdoren për furnizimin me energji, materiale mjekësore dhe sisteme të mbrojtjes kundër dronëve. Wadephul dënoi ashpër intensifikimin e sulmeve ruse me raketa dhe dronë, duke e akuzuar Moskën për “vrasje të verbër të civilëve” dhe shkatërrim të qëllimshëm të infrastrukturës energjetike. “Ne qëndrojmë në krah të Ukrainës. Ne e mbështesim atë. Ajo do ta fitojë këtë përballje ushtarake”, deklaroi ministri gjerman. Sipas tij, korriku dhe gushti kanë qenë muajt më vdekjeprurës për civilët ukrainas gjatë më shumë se katër viteve të luftës, ndërsa Rusia nuk kishte lëshuar më parë kaq shumë raketa kundër Ukrainës. Ministri gjerman pretendoi gjithashtu se brenda Rusisë po shfaqen “shenja dobësie”, duke përmendur problemet ekonomike, shtimin e represionit dhe propagandën e regjimit. Sipas tij, rritja e mbështetjes për Ukrainën synon edhe ta detyrojë Moskën të pranojë se rruga e vetme për dalje nga lufta është negociimi i paqes. Lëvizjet e Parisit dhe Berlinit vijnë ndërsa Ukraina përgatitet të shënojë më 24 gusht 35-vjetorin e shpalljes së pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik. Në të njëjtën ditë, Kievi do të jetë edhe në qendër të konsultimeve të reja mes aleatëve, ndërsa lufta vazhdon dhe përpjekjet diplomatike për një armëpushim nuk kanë sjellë deri tani një marrëveshje mes Moskës dhe Kievit. U.D/ReportTv.al lufta ne ukraine Emmanuel Macron Volodymyr Zelensky Johann Wadephul Komento Komente Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 70.8% Keq 21.5% Nuk e di 7.7% Vota total: 195 Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret?