Vatikani po planifikon ndërtimin e një impianti të energjisë së rinovueshme me vlerë rreth 100 milionë euro, i cili brenda dy viteve mund të furnizojë Selinë e Shenjtë me energji përmes një sistemi që kombinon panelet diellore me aktivitetin bujqësor. Sipas Reuters, impianti agrosolar pritet të ketë një kapacitet prej 80 deri në 90 megavatësh, çka do ta bënte një nga objektet më të mëdha të këtij lloji në Itali. LEXO edhe...Gjashtë vende të BE kërkojnë vendosjen e një takse mbi kompanitë e naftës: Kanë rritur ndjeshëm fitimet për shkak të luftës në Lindjen e Mesme Në impiantet agrosolare, panelet diellore vendosen disa metra mbi tokë, duke lejuar kultivimin e bimëve poshtë tyre. Hija e krijuar nga panelet ndihmon në uljen e avullimit të ujit dhe mbron kulturat bujqësore nga kushtet ekstreme të motit. Komisioni i përbashkët Itali–Vatikan u mblodh në fillim të këtij muaji për të nisur projektin në pronën “Santa Maria di Galeria”, që i përket Vatikanit dhe ndodhet në periferi veriperëndimore të Romës. Projekti u bë i mundur pasi Italia ratifikoi këtë vit marrëveshjen dypalëshe për zhvillimin e zonës. Zyrtarët nuk dhanë detaje mbi koston, kapacitetin apo afatet e realizimit, por burime të përfshira në negociata thanë se ndërtimi mund të zgjasë nga 18 deri në 24 muaj, përfshirë procedurat administrative dhe marrjen e lejeve. Vatikani, shteti më i vogël në botë me një sipërfaqe prej rreth 44 hektarësh dhe më pak se 900 banorë, synon që impianti të furnizojë me energji stacionin transmetues të Radios së Vatikanit dhe ta bëjë Shtetin e Qytetit të Vatikanit plotësisht të vetëqëndrueshëm në aspektin energjetik. Burimet thanë se energjia e prodhuar mund të përdoret edhe nga institucione të lidhura me Selinë e Shenjtë, përfshirë spitalin “Bambino Gesù” në Romë. Projekti ishte një nga prioritetet e Papa Françeskut, i cili mbështeti konsensusin shkencor për ndryshimet klimatike, dhe po vijon të mbështetet edhe nga Papa Leoni XIV. Vatikani nuk ka komentuar ende zyrtarisht mbi projektin. U.D/ReportTv.al Vatikan itali panele diellore Komento Komente Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 65.9% Keq 25.8% Nuk e di 8.2% Vota total: 267 Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret?

