Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të njëjtat kushte atmosferike edhe gjatë ditës së martë. Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, pjesa më e madhe e territorit do të karakterizohet nga mot i kthjellët. Vranësira të pakta deri në mesatare pritet të shfaqen në mënyrë kalimtare nga orët e mesditës deri në pasdite, kryesisht në relievet malore në lindje të vendit.Lexo edhe:Maliq/ Banorët e Burimasit përplasen me policinë, kundërshtojnë projektin e furnizimit me ujë Sa i përket erës, ajo do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s. Në vijën bregdetare dhe në lugina, shpejtësia e erës pritet të arrijë deri në 14 m/s. Në dete parashikohet valëzim i forcës 1 deri në 3 ballë.

