Lajme Zone
KulturëReport TV

Aktivitetet kulturore/ Festivali Ndërkombëtar i Teatrit ‘Skampa’ kthehet në Elbasan, sot çelet ekspozita e Abaz Hados


Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit. 1.FESTIVALI I 28-TË NDËRKOMBËTAR I TEATRIT “SKAMPA” NË ELBASAN LEXO edhe...Aktivitetet kulturore/ ‘Melodi përtej kufijve’ në Universitetin e Arteve! Recital poetik ‘Në çdo pasqyrë na sheh mëkati’, në Durrës Festivali i 28-të Ndërkombëtar i Teatrit Bashkëkohor “Skampa” kthehet në Elbasan prej mbrëmjes së nesërme deri më 5 tetor. Shfaqja e parë që do të ngjitet në skenë është “Medea”, më 30 shtator, në orën 19:30. 2. “NO LIMITS” NGA TETË FOTOGRAFË ITALIANË NË GALERINË “ODA” Nesër, më 30 shtator, në orën 19:00, Galeria “Oda” në Shkodër çel ekspozitën “No Limits”, ku prezantohen punët e tetë fotografëve italianë. Ekspozita zhvillohet në kuadër të edicionit të 17-të të “Fokus Award” dhe sjell për publikun një panoramë të krijimtarisë fotografike bashkëkohore italiane. 3. LIBRI I DIANA KASTRATIT, PREZANTIM NË DITËN E PËRKTHIMIT “Arti i papërsosmërisë. Studime, reflektime e qasje me trininë autor, proces përkthimi e përkthyes letrar” është libri që do të prezantohet nga Diana Kastrati në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë, nesër në orën 10:30, pikërisht në Ditën e Përkthimit. 4. “ILUZIONE NË NJË BOTË TË TURBULLT”, EKSPOZITA NGA ABAZ HADO “Iluzione në një botë të turbullt” është ekspozita nga Abaz Hado, që do të çelet sot në orën 18:30 në “Maritim-Hotel Plazza” në Tiranë. 5. FESTIVALI “KËNGA JEHO” NË QENDRËN KULTURORE TË FËMIJËVE “Kënga Jeho në Durrës”, Festivali Mbarëkombëtar i Interpretuesve dhe Krijuesve të Këngës Popullore për Fëmijë do të mbahet prej mbrëmjes së nesërme në orën 18:00 deri më 1 tetor në Qendrën Kulturore të Fëmijëve në Durrës. 6. PREMIERA “MAMA” NGA XHULIANO BRISKU NË TEATRIN “BYLIS” Teatri “Bylis” sjell nesër në orën 19:00 premierën e shfaqjes “Mama” me regji të Xhuliano Briskut dhe me autor Odise Plakun. Shfaqja rrëfen historinë e një mësueseje në prag të pensionit, e cila ka edukuar breza të tërë nxënësish, por nuk ka mundur të gjejë te i biri dashurinë dhe përmbushjen që ka shpresuar. Ajo do të vijojë të shfaqet deri më 2 tetor. 7.KOMEDIA “DASMA” E VARDAR, TRI SHFAQJE NË TEATRIN E KUKULLAVE “Dasma”, komedia e Alil Vardar, do të vijojë të shfaqet në skenën e Teatrit të Kukullave edhe sonte dhe nesër në orën 20:00. 8. KËNGËTARI RENIS GJOKA, KONCERT LIVE PËR PUBLIKUN NË PATOS Renis Gjoka do të vijë me një koncert ‘live’ në Patos, të hapur për publikun, mbrëmjen e sotme. 9. TIRANË/“PLATONËT E VEGJËL” – LABORATOR FILOZOFIE PËR FËMIJË “Platonët e Vegjël” vijon me takimin e dytë të programit “Të mërkurave me Platonët e Vegjël”, një laborator filozofie, leximi dhe krijimtarie për fëmijët 7–10 vjeç. Takimi zhvillohet më 30 shtator në orën 18:00 te libraria “Valentini” në Tiranë. P.J/E.H/ReportTv.al rubrika ciceron Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 53.9% Jo 38.9% Disi 7.1% Vota total: 3479 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?