Një nënë dhe një djalë, një kafe dhe më shumë se dy dekada jetë të rrëfyera përmes bisedave të tyre vijnë në pjesën teatrore “Kafe në mesditë” të dramaturgut të njohur kroat Miro Gavran, që u ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë mbrëmjen e së hënës. “Sonte do të kemi mundësinë të ndjekim një nga shfaqjet më të popullarizuara të Miro Gavran. Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që kontribuan në realizimin e kësaj shfaqjeje, e veçanërisht regjisorin dhe ekipin e tij.”, tha Vanja Gavran, Këshilltar diplomatik në Ambasadën e Kroacisë në Shqipëri. LEXO edhe...Inkuizitori i Madh i Dostojevskit dhe një shfaqje teatrale që Tirana duhet ta ndjekë! Përmes ngrohtësisë, humorit dhe emocionit, shfaqja solli ulje-ngritjet e një marrëdhënieje familjare përgjatë 20 viteve, duke prekur tema si dashuria, koha dhe ndryshimi i brezave. Nën interpretimin e aktorëve Mladena Gavran dhe Vedran Komerički, publiku ndoqi një histori të ndjeshme ku shumëkush gjeti pjesë nga përvojat e veta familjare. “Ishte hera ime e parë që interpretoja në Tiranë dhe në Shqipëri. Jam shumë e kënaqur me këtë shfaqje dhe me këtë pjesë teatrale. Kisha pak frikë se si do të reagonte publiku, veçanërisht për shkak të barrierës gjuhësore, por falë titrave e bëmë shfaqjen shumë të lehtë për t'u kuptuar. Mendoj se edhe publiku e shijoi vërtet këtë shfaqje dhe jam jashtëzakonisht e kënaqur.”, tha aktorja Mladena Gavran. Miro Gavran është një nga dramaturgët më të vlerësuar kroatë, me mbi 250 premiera teatrore në të gjithë botën me mbi tre milionë shikues. Veprat e Gavran janë përkthyer në 25 gjuhë dhe librat e tij kanë pasur më shumë se 150 botime në vend dhe jashtë vendit. Gavran është i vetmi dramaturg i cili jeton në Evropë, për të cilin është bërë një festival dedikuar atij dhe ku interpretohen vetëm shfaqjet e tij, “Gavranfest” në Sllovaki, që nga viti 2003. Veprat e Gavran janë përkthyer në 25 gjuhë dhe është i vetmi dramaturg i cili jeton në Evropë, por në Sllovaki që nga viti 2003 zhvillohet festivali “Gavranfest” në nder të tij. B.G/E.H/ReportTv.al Mladena Gavran Vanja Gavran Shfaqje Miro Gavran Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 53.9% Jo 38.9% Disi 7.1% Vota total: 3479 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?
