Lajme Zone
Abuzimi i 70-vjeçares në Vlorë, detajet: Fqinji e goditi me sëpatë në kokë dhe i vodhi 70 mijë lekë, më pas kreu marrëdhënie me të
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Abuzimi i 70-vjeçares në Vlorë, detajet: Fqinji e goditi me sëpatë në kokë dhe i vodhi 70 mijë lekë, më pas kreu marrëdhënie me të

Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë në Akërni të Vlorës ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar dhe grabitur në banesën e saj. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 26 shtator. 43-vjeçari Fatos Ymeri, i cili banonte në të njëjtin pallat me të moshuarën, dyshohet se ka trokitur në derën e saj dhe, pasi ajo i ka hapur, e ka goditur me sëpatë në kokë. LEXO edhe...Shpërthim në një karburant

Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë në Akërni të Vlorës ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar dhe grabitur në banesën e saj. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 26 shtator. 43-vjeçari Fatos Ymeri, i cili banonte në të njëjtin pallat me të moshuarën, dyshohet se ka trokitur në derën e saj dhe, pasi ajo i ka hapur, e ka goditur me sëpatë në kokë. LEXO edhe...Shpërthim në një karburant në Sarandë, dy të plagosur me djegie në trup! 40-vjeçari dërgohet me helikopter në Tiranë (VIDEO) 70-vjeçarja ka mbetur pa ndjenja, ndërsa ai dyshohet se ka kontrolluar banesën dhe ka marrë rreth 70 mijë lekë që ndodheshin aty. Policia dyshon gjithashtu se, para se të largohej nga banesa, 43-vjeçari ka kryer edhe marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj 70-vjeçares. Pas denoncimit të ngjarjes, policia ka marrë në pyetje të moshuarën dhe ka sekuestruar si provë sëpatën me të cilën dyshohet se është kryer goditja. Ymeri është shpallur në kërkim, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Sipas burimeve policore, ai dyshohet se është edhe përdorues i lëndëve narkotike. P.J/ReportTv.al abuzim seksual vjedhje fatos ymeri Akerni Vlore Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 53.8% Jo 39% Disi 7.2% Vota total: 3540 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?