Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë ka shtuar 354 teste të reja laboratorike në gamën e analizave të akredituara, duke e çuar numrin e tyre në 2,299. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Bujqësisë, Andis Salla, i cili njoftoi se testet janë akredituar sipas standardit ndërkombëtar ISO 17025:2017. LEXO edhe...Ministri Salla: 4.3 km ndërhyrje në argjinaturën e lumit Devoll për mbrojtjen nga përmbytjet (VIDEO) Sipas Sallës, procesi i vlerësimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit është përmbyllur me sukses ndërkohë që testet e reja shtojnë kapacitetet laboratorike për shëndetin e kafshëve, kontrollin e mbetjeve të medikamenteve veterinare në produktet me origjinë shtazore, mikrobiologjinë ushqimore dhe vlerësimin e cilësisë së ushqimeve. Salla thotë se zgjerimi i kapaciteteve sjell më shumë kontroll “nga ferma në tryezë” dhe përbën një tjetër hap drejt standardeve europiane dhe përmbushjes së detyrimeve të Kapitullit 12. "354 teste të reja laboratorike i shtohen gamës së akredituar të Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë - ISUV, duke e çuar në 2,299 numrin total të testeve të akredituara sipas standardit ndërkombëtar ISO 17025:2017, pas përmbylljes me sukses dhe pa asnjë jokonformitet të procesit të vlerësimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit. Më shumë kapacitete laboratorike në fushën e shëndetit të kafshëve, mbetjeve të medikamenteve veterinare në produktet me origjinë shtazore, mikrobiologjisë ushqimore dhe vlerësimit të cilësisë së ushqimeve. Më shumë kontroll e garanci në çdo hallkë, nga ferma në tryezë, dhe një tjetër hap konkret drejt standardeve europiane dhe përmbushjes së detyrimeve të Kapitullit 12" tha Salla U.D/ReportTv.al Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë andis salla Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 53.8% Jo 39% Disi 7.3% Vota total: 3607 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?

