NATO është një aleancë mbrojtëse dhe Rusia duhet të ndalojë kërcënimet bërthamore, tha të mërkurën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, në përgjigje të paralajmërimeve bërthamore të Rusisë drejtuar NATO-s në lidhje me enklavën e Kaliningradit. "Mendoj se mënyra më e mirë për t'u përballur me këtë është të kemi pak qetësi këtu në anën e NATO-s. Mund të lejojmë pak qetësi, por edhe të sigurohemi që të vazhdojmë me atë që po bëjmë", tha Rutte. LEXO edhe...Rama tha se edhe Rusia ka më pak të paraburgosur, Blushi: S'krahasohesh dot as me Putinin, arrestimi i Metës 'aksion terrorist' Rusia paralajmëroi NATO-n për stërvitjet rreth Kaliningradit me pretendimin se synon simulimin e izolimit të enklavës. Përmes ambasadës së saj në Belgjikë, Moska i dërgoi një letër NATO-s ku thotë se zhvillime të tilla “rrisin ndjeshëm rreziqet e një konfrontimi të drejtpërdrejtë të armatosur”. Në deklaratën e ambasadës thuhet gjithashtu se Moska është e gatshme të përdorë “të gjithë arsenalin e armëve që ka në dispozicion” për të mbrojtur territorin e saj. Xh.K/ReportTv.al nato Mark Rutte Rusi Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 73.4% Jo 21.7% Jam i/e dyzyuar 4.9% Vota total: 304 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?

