Lajme Zone
Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Shella: Progres për uljen e numrit të të paraburgosurve! Softa: Pozitive, të kalojnë në referendum! Haderi: I shërbejnë politikës
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Shella: Progres për uljen e numrit të të paraburgosurve! Softa: Pozitive, të kalojnë në referendum! Haderi: I shërbejnë politikës

Në emisionin 'Studio Live' me gazetarin Ermal Qori në Report Tv u diskutua mbi draftin e prezantuar për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale. Gjatë fjalës së tij, drejtori i INFOÇIP, Gerti Shella, tha se ndryshimet janë pozitive, pasi në Shqipëri sipas tij ka një numër të lartë të të paraburgosurve. LEXO edhe...Kodi i ri i Procedurës, një lëvizje diplomatike, më shumë se ligjore? Ai theksoi gji

Në emisionin 'Studio Live' me gazetarin Ermal Qori në Report Tv u diskutua mbi draftin e prezantuar për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale. Gjatë fjalës së tij, drejtori i INFOÇIP, Gerti Shella, tha se ndryshimet janë pozitive, pasi në Shqipëri sipas tij ka një numër të lartë të të paraburgosurve. LEXO edhe...Kodi i ri i Procedurës, një lëvizje diplomatike, më shumë se ligjore? Ai theksoi gjithashtu se masa e sigurisë 'arrest me burg' është një masë që duhet aplikuar e fundit, por sipas Shellës, ne vendin tonë kjo masë aplikohet që në fillim. "Shqetësimi është ngritur nga organizata që unë drejtoj që të paktën prej 4 vitesh, kur ne për herë të parë konstatuam tejkalimin në masën 52% të popullatës në burgje që përbëhej nga personat që u ishte caktuar masë sigurimi 'arrest në burg'. Kjo shifër u prek para 3 vite e gjysmë nga raporti për të drejtat e njeriut i DASH. Kemi një shkelje masive të të drejtave të njeriut, sepse tejkalohen afatet e gjykimit të arsyeshëm. Duket sikur kemi një lloj progresi përsa i takon masave të paraburgimit. Duket se Ministria e Drejtësisë ka gjetur partner për të ndërmarrë çështje të këtij operacioni kaq të kujdesshëm. Arresti në burg është masa e fundit, ndërkohë që aplikohej që në fillim. Por nëse dikush akuzohet për një vepër që dënohet 15 apo 20 vite, ne mund ta mbajmë edhe 7 vite e gjysëm në paraburgim. Kjo është thembra e Akilit dhe duket se nuk është reflektuar në draftin aktual", tha mes të tjerash Shella. Ndërkohë për avokatin Novruz Haderi, ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale i shërbejnë më shumë politikës. Kjo pasi Haderit, marrë shkas nga hetimet e SPAK për zyrtarët e lartë gjatë viteve të fundit, politikanët po përpiqen që të përmirësojnë pozitën e tyre në raport me qëndrimin që do të ketë nesër organi i akuzës kundrejt tyre. "Unë mendoj se ndryshimet kanë të mirën dhe të keqen e vetë. Unë nuk i quaj ndryshime, por theksim i atyre gjërave që ekzistojnë në një pjesë të madhe. Unë shikoj që kjo i shërben më shumë politikës. Po të shikosh në praktikë, Gjykatat vijojnë dhe japin thjeshtë 'arrest me burg' në fund. Pse është në interes të politikës? Po të shikosh se çfarë ka ndodhur në 2 vitet e fundit dhe ajo që unë besoj se do të ndodhë në vijimësi, kjo është për t'i dhënë pak më shumë fuqi rolit të individit. Këta duan të përmirësojnë pak pozitën e vet në raport me qëndrimin që do ketë nesër organi i akuzës kundrejt tyre. Pra të mos shkojnë direkt në 'arrest me burg', por të shkojnë në një masë më të lehtë sigurie", tha avokati Haderi. Ndërkohë eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, tha gjatë fjalës së tij se ndryshime niveleve të tilla të kodit të procedurës penale duhet të bëhen me referendum. Softa tha gjithashtu se të paraburgosurit në Shqipëri janë kryesisht për vepra penale si vjedhje energjie dhe ndërtime pa leje. Sipas Softës, përdorimi i masave më të lehta të sigurisë ndaj kësaj kategorie, përshembull gjobat, ndonjëherë mund të jenë edhe më efektive sesa 'arresti me burg'. Për Softën, është me rëndësi ashpërsimi i dënimeve për zyrtarët që abuzojnë me fondet publike. "Unë jam i mendimit që ndryshimet që bën politika, duhet të jenë ndryshime që duhet të kenë spektër të gjerë në Parlamentin e Shqipërisë dhe jo thjeshtë mazhoranca. 105 nene i bie 1/3 e kodit penal dhe ndryshime të tilla mendoj se duhet të kalojnë në referendum. Qytetarin e kemi hequr nga referendumi. Amnistitë kanë ndihmuar për të ulur numrin e të paraburgosurve në raport me numrin e të burgosurve. Veprat penale, që një pjesë e madhe e atyre që janë janë ose për vjedhje të energjisë, ose për një ndërtim pa leje dhe merren e burgosen duke i mbushur burgjet me një pjesë të madhe të qytetarëve shqiptarë. Ndonjëherë edhe gjoba është më efektive se burgu. Për ata që abuzojnë me fondet publike, dënimet të jenë më të ashpra. Që të mos kenë mundësinë që të vënë duart në fondet publike dhe të përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar", tha mes të tjerash Softa. R.Xh/ReportTv.al studio live Gert Shella Novruz Haderi fatjon softa kodi i procedures penale paraburgim Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 73.4% Jo 21.6% Jam i/e dyzyuar 4.9% Vota total: 305 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?