Lajme Zone
Von der Leyen, mesazh për Ramën: Fokus te reformat, përfshirë drejtësinë
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Von der Leyen, mesazh për Ramën: Fokus te reformat, përfshirë drejtësinë

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, k...

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka ndarë një mesazh pas mbërritjes në Tiranë, si pjesë e turit të saj ballkanik.

Përmes një postimi në platformën “X”, Von der Leyen shprehet e lumtur që ka nisur turin e Ballkanit Perëndimor në Shqipëri.

Më tej, Von der Leyen shkruan se fokusi i politikës shqiptare për integrimin e vendit duhet të jetë te reformat, nga drejtësia te çështjet e mjedisit.

Postimi i von der Leyen:

Jam e lumtur që e nis turneun tim në Ballkanin Perëndimor në Shqipëri.

I dashur Edi Rama, ju po punoni shumë për ta kthyer ëndrrën evropiane të Shqipërisë në realitet.

Fokusi në reforma, nga drejtësia te mjedisi, është thelbësor. Ndërkohë që mbahet një dialog i fortë me shoqërinë. Qëllimi është i dukshëm. Kështu do ta arrijmë./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.