Lajme Zone
Fatos Çoçoli: Tre parqet fotovoltaikë të Ersekës
EkonomiReport TV

Fatos Çoçoli: Tre parqet fotovoltaikë të Ersekës

Në Ersekë sot funksionojnë dy parqet fotovoltaike, Erseka Solar Park 1 dhe Erseka Solar Park 2, me një kapacitet total prej 40 MW-orë. Shumë shpejt pritet të vihet në funksionim një park i tretë, me kapacitet 70 MW-orë.

Vendi ynë ka shënuar hapa të rëndësishëm drejt diverisifkimit të burimeve të energjisë elektrike. Vjet siguruam 11 përqind të prodhimit total të energjisë elektrike përmes centraleve fotovoltaike, ose pesë herë më shumë se në vitin 2021. Në Ersekë sot funksionojnë dy parqet fotovoltaike, Erseka Solar Park 1 dhe Erseka Solar Park 2, me një kapacitet total prej 40 MW-orë. Shumë shpejt pritet të vihet në funksionim një park i tretë, me kapacitet 70 MW-orë. LEXO edhe...Fatos Çoçoli: Galopi i investimeve të huaja direkte Sot sipërmarrësit shqiptarë në sektorin energjik jo vetëm prodhojnë energji përmes parqeve të ndërtuara, por falë Bursës Shqiptare të Energjisë ALPEX, e tregtojnë atë në tregun e lirë. Ligji i ri i sektorit të energjisë elektrike, i miratuar më 30 qershor 2026, parashikon edhe përfshirjen e baterive në investim, duke i dhënë një balancim më të mirë të gjithë prodhimit të energjisë elektrike. Në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, qeveria po shikon që në fund të vitit 2026 ose në fillim të vitit 2027, të organizojë një ankand të ri për energjinë fotovoltaike, së bashku me bateritë e përfshira në projekt, për magazinimin dhe balancimin e prodhimit të energjisë elektrike. Zhvillimi i tre parqeve fotovoltaikë të Ersekës përfaqëson një tjetër hap në transformimin e strukturës energjetike të Shqipërisë, në një kohë kur vendi po përpiqet të diversifikojë burimet e prodhimit të energjisë elektrike dhe të ulë ekspozimin ndaj luhatjeve të prodhimit hidroenergjetik. Rëndësia e parqeve në Ersekë shkon përtej sasisë së energjisë që do të prodhojnë. Një nga përfitimet kryesore ekonomike është diversifikimi i portofolit energjetik. Energjia diellore ofron një burim alternativ që ka profil të ndryshëm nga hidroenergjia. Në përgjithësi, prodhimi fotovoltaik është më i lartë gjatë muajve dhe orëve me rrezatim të madh diellor, pikërisht kur kërkesa për energji dhe nevoja për ftohje mund të rriten. Ja përse në qershor 2026 një e treta e energjisë që prodhuam u siguruar nga fotovoltaikët. Çdo megavat-orë energji elektrike e prodhuar në vend nga një burim i rinovueshëm kontribuon në reduktimin e nevojës për blerje energjie në tregjet e jashtme, në varësi të bilancit të prodhimit dhe konsumit. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për ne, pasi gjithnjë importet e energjisë i kemi siguruar të kushtueshme, në periudhat si vera, kur çmimet rajonale rriten. Një park fotovoltaik nuk e eliminon nevojën për importe, por shton kapacitetin vendas dhe, së bashku me hidrocentralet dhe burimet e tjera, rrit fleksibilitetin e sistemit. Në këtë kuptim, investimi në energjinë diellore është njëkohësisht investim energjetik dhe investim në sigurinë ekonomike të vendit. Krijimi i një ekonomie energjetike më të qëndrueshme Energjia është një input themelor për çdo sektor të ekonomisë: industri, bujqësi, shërbime, turizëm, transport dhe teknologji. Sa më i qëndrueshëm dhe i diversifikuar të jetë sistemi energjetik, aq më e madhe është mundësia që bizneset të planifikojnë investimet dhe kostot e tyre me më shumë siguri. Parqet fotovoltaikë të Ersekës, në këtë aspekt, duhen parë si pjesë e një infrastrukture prodhuese që krijon kapacitet energjetik me kosto operative relativisht të ulët pas ndërtimit, duke përdorur një burim natyror vendas dhe të rinovueshëm. Në Ersekë, dy parqet ekzistuese dhe ai që shumë shpejt do të ndërtohet, kanë krijuar kërkesë për punëtorë dhe specialistë, për shërbime ndërtimore, për transport dhe logjistikë, për mirëmbajtje teknike dhe shërbime të ndryshme lokale. Kjo krijon një aktivitet ekonomik më të qëndrueshëm në një zonë si Erseka, ku mundësitë për investime të mëdha private janë më të kufizuara se në qendrat e mëdha urbane. Nga ana tjetër, investimet energjetike krijojnë të ardhura të drejtpërdrejta dhe të tërthorta për ekonominë lokale, përmes taksave, tarifave, shërbimeve dhe aktivitetit të kompanive që lidhen me projektet. Efekti ekonomik nuk matet vetëm me numrin e vendeve të punës të krijuara drejtpërdrejt nga parku. Ai përfshin edhe aktivitetin e bizneseve lokale që furnizojnë projektin, punonjësit që shpenzojnë të ardhurat në zonë dhe shërbimet që zhvillohen rreth investimit. Përmirësimi i infrastrukturës dhe lidhjes me rrjetin Projektet e reja të energjisë së rinovueshme kërkojnë infrastrukturë të përshtatshme të transmetimit dhe shpërndarjes. Në këtë mënyrë, investimi në parkun fotovoltaik mund të shoqërohet me përmirësime të infrastrukturës energjetike dhe me forcimin e kapaciteteve të rrjetit. Kjo ka rëndësi edhe për investime të tjera të ardhshme. Një rrjet më i fuqishëm dhe më fleksibël krijon kushte për integrimin e kapaciteteve të reja të energjisë së rinovueshme. Me investimet si tra parqet e Ersekës, Shqipëria po hyn gradualisht në një fazë të re të zhvillimit energjetik. Në të kaluarën, pyetja kryesore ishte se si të rritej prodhimi i energjisë. Sot pyetja është më komplekse: si të rritet prodhimi, duke e bërë sistemin njëkohësisht më të diversifikuar, më të qëndrueshëm dhe më të aftë për të përballuar ndryshimet klimatike dhe luhatjet e tregjeve ndërkombëtare. Dhe energjia diellore është një prej përgjigjeve. Parqet e Ersekës bëhen kështu pjesë e tranzicionit nga një sistem ku dominon një burim kryesor drejt një sistemi me një kombinim më të gjerë të hidroenergjisë, energjisë diellore dhe burimeve të tjera të rinovueshme. Xh.K/ReportTv.al fatos cocoli Ersekë central fotovoltaik Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 73.4% Jo 21.6% Jam i/e dyzyuar 4.9% Vota total: 305 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?