Lajme Zone
Raporti i DASH për Shqipërinë: Ekonomia e cenueshme, shkak korrupsioni dhe krimi i organizuar
EkonomiCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Raporti i DASH për Shqipërinë: Ekonomia e cenueshme, shkak korrupsioni dhe krimi i organizuar

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar një raport mb...

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar një raport mbi klimën e investimeve në Shqipëri.

Në një material voluminoz, të ndarë në 10 seksione, DASH ndalet në një sërë elementësh, duke e vlerësuar situatën makroekonomike të vendit si të qëndrueshme. “Rritja ekonomike mbeti solide në nivelin 3,7 për qind në vitin 2025, sipas FMN-së, e nxitur kryesisht nga rritja e vazhdueshme në sektorët e turizmit dhe të pasurive të paluajtshm. Inflacioni ra në 2,2 për qind në vitin 2025, duke qëndruar brenda objektivit të Bankës së Shqipërisë prej 2-3 për qind”,-thekson raporti. Ndërkohë, raporti vëren se PBB-ja për frymë në Shqipëri mbetet sa rreth një e katërta e mesatares së BE-27.

Raporti i DASH thekson se ekonomia mbetet e cenueshme ndaj disa elementëve, përfshirë korrupsionin, krimin e organizuar, pastrimin e parave, konkurrencës së shtrembëruar, mungesës së fuqisë punëtore si pasojë e emigracionit, si edhe produktivitetit të ulët./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.