KURBIN- Në komunitetin e Malbardhit vetëm 10% e banorëve janë katolikë, 90% janë myslimanë, por kjo nuk e pengon komunitetin të bashkohet në momente gezimi, si eshte festa e Shën Mihillit, që kremtohet cdo vit me 29 shtator. Ata jane mbledhur prane kishës qe daton prej shekullin XIII por ishte shembur gjate diktatures. Mbi rrenojat e kishes shekullore, banoret me kontributin e tyre, kane ndertuar vitet e fundit, kishen e re. Pavarësisht përkatësisë fetare, banorët thonë se festat i kanë kremtuar gjithmonë së bashku, një traditë që vazhdon të përcillet edhe te brez pas brezi. LEXO edhe...Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës së dyshuar prej tij, arrestohet në Lezhë ish-partneri Eraldo Fizi “Ne vijmë çdo vit këtu. E kemi ruajtur traditën brez pas brezi. Myslimanë e të krishere jemi bashkë gjithmonë”, thanë ata. Përfaqësuesit e kishës dhe të pushtetit vendor e shohin këtë bashkëjetesë si një vlerë të veçantë të komunitetit të Malbardhës. "Kjo eshte nje dite e madhe per te gjithe ne dhe jame i lumtur qe jemi sebashku te krishtere e mysliman.Vertet kjo eshte nje feste shume e rendesishme sepse Shen Mehilli i mbledh te gjithe, pavaresisht perkatesive fetare.Feja jone e krishtere na meson qe ti pranojme te gjithe dhe ne kete te madhe secili mund te shprehe ate qe ndjen", tha Dom Jozefi, famullitar i Milotit. Kremtimi i Shën Mhillit pranë kishës shekullore është tashmë një takim i përvitshëm për banorët e Malbardhës. R.D/ReportTv.al Kurbin Lezhe malbardhe shen mehilli Katolike myslimanet Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 76.8% Jo 17.3% Jam i/e dyzyuar 6% Vota total: 168 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?

