Lajme Zone
Panik në zemër të Nju Jorkut: Gruaja sulmon me thikë kalimtarët, vritet më pas nga policia
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Panik në zemër të Nju Jorkut: Gruaja sulmon me thikë kalimtarët, vritet më pas nga policia

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Times Square në Nju Jork, pasi një sulm me thikë la pas një grua të vrarë, një person të plagosur dhe përfundoi me vdekjen e autores së dyshuar, e cila u qëllua nga policia.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Times Square në Nju Jork, pasi një sulm me thikë la pas një grua të vrarë, një person të plagosur dhe përfi me vdekjen e autores së dyshuar, e cila u qëllua nga policia.

Ngjarja ndodhi kur një 49-vjeçare nga Queens sulmoi me thikë dy persona, një 68-vjeçar dhe një grua 32-vjeçare. Kjo e fundit nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra, ndërsa 68-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas autoriteteve, 49-vjeçarja nxori dy thika nga një qese pazari dhe iu afrua fillimisht 68-vjeçarit, i cili sapo kishte dalë nga metroja dhe po priste të kalonte rrugën së bashku me bashkëshorten. Pas sulmit ndaj tij, ajo goditi edhe 32-vjeçaren.

Të dy personat u dërguan me urgjencë në spital. Për 32-vjeçaren, mjekët nuk mundën të bënin asgjë, ndërsa 68-vjeçari raportohet në gjendje të qëndrueshme.

Përplasja me policinë ndodhi pak më vonë dhe zgjati disa minuta. Efektivët i kërkuan vazhdimisht gruas të ulte armët dhe të dorëzohej. Sipas policisë, u përdor edhe një Taser, por pa sukses.

Komisionerja e Policisë së Nju Jorkut, Jessica Tisch, deklaroi se gjatë përballjes gruaja u kërcënoi efektivëve, duke u thënë: “Nuk do të lëshoj asgjë. Më mirë t'ju vras të dyve.”

Situata u përshkallëzua kur 49-vjeçarja u drejtua në drejtim të policëve me thikat ende në duar. Dy efektivë hapën zjarr, duke e plagosur rëndë. Ajo ndërroi jetë si pasojë e plagëve.

Autoritetet kanë konfirmuar gjithashtu se gruaja kishte pasur kontakte të mëparshme me policinë për shkak të problemeve të shëndetit mendor në vitet 2018 dhe 2019. Megjithatë, sipas të dhënave të bëra publike, ajo nuk ishte arrestuar më parë.

Hetimi për rrethanat dhe motivin e sulmit vijon. Deri tani, policia nuk ka gjetur prova që ngjarja të ketë qenë e lidhur me terrorizmin.