Me një pjesëmarrje dukshëm më të ulët se në nëntë ditët e mëparshme, protesta e sotme kundër qeverisë u zhvendos nga Kuvendi drejt Kryeministrisë, ku një grup protestuesish përmbysën gjashtë stolat prej guri të vendosur në trotuar si pjesë e ftesës së kryeministrit Edi Rama për dialog. Stolat u shtynë dhe u rrotulluan në bulevard, ndërsa protestuesit përsëritën thirrjet për dorëheqjen e Ramës, duke refuzuar për të tretën ditë radhazi ftesën e tij për dialog. LEXO edhe...Protestuesit përmbysën stolat e gurtë para Kryeministrisë, Rama: Dhe ‘pedagogët’ erdhën përsëri (VIDEO) Pamjet me dron të regjistruara në orën 14:20 tregojnë një grusht njerëzish të mbledhur në bulevardin kryesor të Tiranës. Pjesëmarrja ishte dukshëm më e ulët krahasuar me nëntë ditët e mëparshme, ndërsa gjatë marshimit qarkullimi i automjeteve vijoi normalisht. Më herët, protesta para Kuvendit u shoqërua me incidente. Disa protestues shkulën gardhin metalik të vendosur nga policia, ndërsa pranë Xhamisë së Namazgjasë një protestuese shtyu disa herë një efektiv dhe më pas e goditi me shuplakë në fytyrë. Policia vendosi dy kordone në rrugët që të çojnë drejt Kuvendit, një pranë Xhamisë së Namazgjasë dhe një tjetër mes ish-selisë së Partisë Demokratike dhe qendrës tregtare, në drejtim të Kalasë së Tiranës. Në zonë ishin të pranishme edhe forcat “Shqiponja” dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë. Protestuesve para Kuvendit iu bashkuan edhe disa dhjetëra pedagogë dhe protestues të tjerë të lidhur me opozitën, të cilët fillimisht ishin mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës. Pasi policia nuk i lejoi të kalonin nga ana e Namazgjasë, ata ndryshuan itinerarin, duke kaluar përmes bulevardit dhe Bashkisë së Tiranës për të mbërritur pranë Parlamentit. Pas përfundimit të seancës plenare, policia hoqi perimetrin e sigurisë. Protestuesit qëndruan edhe për një kohë para Kuvendit, përpara se të marshonin drejt Kryeministrisë. Gjatë protestës u dëgjuan herë pas here thirrjet “Poshtë diktatura”. Protestuesit shfaqën edhe një pankartë kundër ftesës së Ramës për dialog, ku shkruhej se ai “nuk pranon dialogun, ai bën vetëm monolog”. Në tubimin para Politeknikut, një përfaqësuese e grupit të pedagogëve kërkoi dorëheqjen e Ramës dhe krijimin e një qeverie kujdestare për përgatitjen e zgjedhjeve të lira. Në protestë mori pjesë edhe ish-deputeti i PD, Aleksandër Biberaj, i cili kundërshtoi dialogun me Ramën dhe i bëri thirrje Presidentit të Republikës të shpërndajë Parlamentin. Lajm në përditësim Ora 14:51 Protestuesit përmbysën stolat e gurtë para Kryeministrisë, Rama: Dhe ‘pedagogët’ erdhën përsëri (VIDEO) Pas thirrjes nga kryeministri Edi Rama për dialog, protestuesit kanë refuzuar sërish për të tretën herë. Gjatë protestës së sotme, ata përmbysën stolat e gurtë, që kreu i qeverisë i kishte vendosur para Kryeministrisë“Dhe ‘pedagogët’ erdhën përsëri”, shkruan Rama krah videos. Share Ora 14:39 Protesta kundër qeverisë, pjesëmarrësit të paktë në numër! Droni tregon pamjet e bulevardit në orën 14:20 (PAMJE ME DRON) Pamjet me dron të orës 14:20 tregojnë përmasat reale të protestës së sotme kundër qeverisë. Në Bulevard janë mbledhur një grusht me njerëz, një pjesëmarrje ndjeshëm më e ulët në krahasim me 9 ditët e tjera. Share Ora 14:28 Një moment ndryshe nga protestat në Tiranë! Policët ndalojnë një qytetar në nevojë dhe i ofrojnë ndihmë (VIDEO) Një gjest njerëzor nga efektivët e policisë gjatë protestave në Tiranë. Mes angazhimit për ruajtjen e rendit dhe sigurisë, disa policë janë ndalur për të ndihmuar një qytetar në nevojë, duke i dhënë bukë, para dhe cigare.Momenti është fiksuar në video dhe tregon një tjetër anë të punës së efektivëve, të cilët, përveç detyrës për të garantuar sigurinë gjatë protestave, kanë gjetur kohë edhe për të ndihmuar një person në nevojë. Share Ora 13:37 Protestuesit mbërrijnë para Kryeministrisë, përmbysin stolat e vendosur për dialog! Thirrje për dorëheqjen e Ramës (VIDEO) Me të mbërritur përballë Kryeministrisë, grupi i protestuesve refuzuan sërish kërkesën për dialog të kryeministrit Rama, duke hequr stolat prej guri që u vendosën sot para kryeministrisë me thirrjen për dialog me protestuesit.Stolat e vendosur në trotuar u përmbysën dhe u shtynë në rrugë ndërkohë që protestuesit përsëritën thirrjen për dorëheqjen e kryeministrit. Share Ora 13:26 Protestuesit largohen nga Kuvendi dhe marshojnë drejt Kryeministrisë! Pjesëmarrje e ulët, qarkullimi në bulevard vijon normalisht (VIDEO) Grupi i protestuesve që u mblodhën para Kuvendit është zhvendosur në bulevardin kryesor të kryeqytetit ku po marshojnë drejt kryeministrisë. Pjesëmarrja është e ulët, ndërkohë që për momentin qarkullimi i automjeteve në bulevard vazhdon normalisht Share Ora 13:00 Protesta para Kuvendit, situata e qetë në orën 13:00! Policia në gatishmëri, pak protestues në rrugë (VIDEO) Një orë pas mesditës, gjendja në rrugën përballë Kuvendit është e qetë. Aty janë mbledhur një grusht protestuesish, gazetarë, kameramanë dhe forca rendi, ndërkohë që ka edhe kalimtarë të shumtë. Forcat e rendit janë pozicionuar përballë Kuvendit për të penguar afrimin e protestuesve. Share Ora 12:44 Përfn seanca plenare, policia heq perimetrin e sigurisë pranë Kuvendit! Protestuesit vijojnë marshimin drejt rrugës kryesore (VIDEO) Protestuesit po vijojnë marshimin e tyre drejt rrugës kryesore pranë godinës së Kuvendit. Perimetri i sigurisë është hequr nga ana e efektivëve pas përfundimit të seancës plenare ndërkohë që pritet të shihet drejtimi që do të marrin protestuesit pas shpërndarjes së deputetëve. Share Ora 12:13 Sot në protestë si pedagog, ish-deputeti i PD kujton kohën në parlament: S’isha dakord me qeverinë e partisë sime! Me Ramën s’ka dialog (VIDEO) Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD dhe sot një prej pedagogëve që merr pjesë në protestën para parlamentit, refuzon dialogun me kryeministrin Rama. Në deklaratën e tij, ai akuzon edhe deputetët për vjedhje, por nuk e mohon se këtë gjë e ka vërejtur edhe gjatë kohës kur ishte vetë në parlament gjatë kohës që qeveriste PD.Një prej thirrjeve të tij kryesore është shkrirja e parlamentit.“Shqipëria ka nivel intelektual të jashtëzakonshëm, të rinj e të reja të arsimuar në universitetet e botës. Pasuritë e shqiptarëve kanë përfunduar në xhepat e kriminelëve. Unë kam qenë vetë në parlament dhe s’kam qenë dakord me qeverinë, pavarësisht se ishte partia ku isha zgjedhur deputet. Këta janë deputetë pa karakter. S’ka më mision fisnik sesa të shkrihet ky parlament, i bëj thirrje presidentit. Nuk pranon asnjë mendim ndryshe. Nuk kemi çfarë të dialogojmë me të. Do të rrimë në rrugë derisa të realizohet kauza e studentëve. Rinia do ta ndryshojë këtë vend. Nuk e përjashtoj rrugën e dialogut, por s’mund të bëj dialog me një rrugaç”, tha Biberaj. Share Ora 11:47 Policia vendos dy kordone pranë Kuvendit, grupi i pedagogëve ndryshon rrugën për t’iu bashkuar protestuesve (VIDEO) Grupi i pedagogëve që u pengua t'i afrohej Kuvendit nga ana e Xhamisë së Namazgjasë ka vendosur të ndjekë rrugën e gjatë përmes bulevardit, tek Bashkia e Tiranës që t'u bashkohet protestuesve kryesorë.të mbledhur para godinës së Kuvendit, Ndwrkohw pwrveç kordonit pranë Xhamisë, policia ka krijuar një kordon tjetër mes ish selisë së PD dhe qendrës tregëtare tek rruga që të çon tek Kalaja e Tiranës. Marshimi wshtw i qetw dhe pa incidente. Share Ora 11:38 Protestuesit i përgjigjen me pankartë ftesës së Ramës për dialog: Ai bën vetëm monolog (VIDEO) Përmes një pankarte, protestuesit thonë se pavarësisht ftesës për dialog, kryeministri Rama pranon vetëm monolog.“Edi Rama kërkon dialog? Dialog është vetëm një fjalë për të tjerët. Në realitet, Edi Rama nuk pranon dialogun, ai bën vetëm monolog!”, thuhet në pankartë. Share Ora 11:37 Protestuesit grumbullohen pranë Kuvendit, thirrje kundër qeverisë! (VIDEO) Një grup protestuesish janë mbledhur në rrugën “George W. Bush”, pranë Kuvendit. Herë pas here dëgjohen thirrjet “Poshtë diktatura”, ndërsa atmosfera për momentin mbetet e qetë. Share Ora 11:31 Degradon debati i protestueses me policin, e godet me shuplakë në fytyrë (VIDEO) Një protestuese me shami dhe maskë kirurgjikale në fytyrë, është përplasur me një prej policëve përballë Xhamisë së Namazgjasë. Ajo e shtyn disa herë dhe më pas e godet me shuplakë. Share Ora 11:30 Protestuesit kërkojnë të shkojnë te Kuvendi, policia vendos kordon në rrugën pranë Xhamisë së Namazgjasë (VIDEO) Policia ka krijuar nje kordon ne rrugen qe te çon drejt Kuvendit pranë Xhamisë së Namazgjasë nderkohe qe disa protestues, mes tyre edhe pedagogët që u mblodhën tek Politekniku kërkojnë të kalojnë që siç thonë ata të shkojnë në mbështetje të studentëve që janë mbledhur tek Kuvendi . Share Ora 11:08 Protesta tek Politekniku, përfaqësuesja e grupit të pedagogëve: Rama të largohet, qytetarët të vendosin me votë (VIDEO) Dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie kujdestare që të përgatisë zgjedhje të lira kërkon një grup pedagogësh që po protestojnë këtë të enjte në Tiranë. Një përfaqësuese e tyre deklaroi se grupi mbështet kërkesat e studentëve dhe kuzoi qeverinë për kostot e arsimit dhe gjendjen e shëndetësisë, ndërsa kërkoi një zgjidhje politike dhe institucionale për situatën në vend.“Ne jemi sot në këtë shesh në mbështetje të kauzës tuaj, duke e bërë atë auditorin më të madh të leksioneve mbi demokracinë për të mbrojtur të drejtën për të zgjedhur lirisht dhe vendosur për qeverisjen e vendit. Ne si përfaqësues të 1700 pedagogëve që kanë firmosur deklaratën e Forumit të Dialogut Politik, jemi në mbështetje të kërkesave tuaja për një arsim cilësor, për të drejtën tuaj për të ardhmen e kombit, dorëheqjen e Edi Ramës i cili ju ka faturuar kostot më të larta arsimore në rajon, shëndetësi inekzistente dhe ju ka dhënë modelin më të keq të mundshëm si arsimohet punësohet dhe jetojnë të rinjtë në Shqipëri. Ndaj ne jemi këtu për të mbështetur kërkesat tuaja që kërkojnë një zgjidhje politike dhe institucionale për krizën që po kalon vendi. E përsërisim: dorëheqjen e Ramës, krijimin e një qeverie kujdestare me mandat të qartë dhe garanci institucionale për të përgatitur zgjedhje të lira e të besueshme. Pas kësaj janë qytetarët ata që duhet të vendosin se kush do ta qeverisë Shqipërinë. Qeveria përpiqet ta delegjitimojë këtë protestë duke e paraqitur si protestë huliganësh. Jo! Kjo është një protestë qytetarësh që kërkojnë të kthejnë besimin te vota dhe mundësia reale për të ndryshuar qeverisjen përmes zgjedhjeve. Qeveria mbrohet duke iu referuar 84 mandateve por ky numër nuk i jep përgjigje dyshimeve serioze për mënyrën se si janë fituar ato. Kur ngrihen akuza për deformim të garës, përdorim të burimeve shtetërore dhe parasë publike, ndërhyrjen e krimit në zgjedhje këto akuza nuk mund të hidhen poshtë duke numëruar mandate. Ndaj ne kërkojmë sot një sistem zgjedhor të garantuar me konkurencë të ndershme, votë të lirë, baraz dhe institucione të paanshme që qytetarët të ushtrojnë sovranitetin dhe zgjedhin përmes votës kush do t’i qeverisë” tha përfaqësuesja e grupit të pedagogëve . Mes tyre ishte edhe kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi, një vasal i deklaruar i Sali Berishës qw prej ditësh po përpiqet të marrë peng disa “pedagogë” për të mos dhënë mësim e për t’iu bashkuar thirrjeve të Berishës për të protestuar kundër qeverisë. Share U.D/P.J/ReportTv.al Tirane protestat kunder qeverise Komento Komente Nik: 22/10/2026 12:49 Cfar kerkojne keta zorraxhinj te pa ngopur 200euro provimi Përgjigju Bledi: 22/10/2026 12:25 E nxoren fytyren pedagoget e "pavarur"! Përgjigju Luziana: 22/10/2026 11:02 Hipokrizia ska fund ne Shqiperi. Ushtaret "pedagoge" te Argites dalin te na japin mend!!! Ju lutem mos dilni me se u bete gazi I botes Përgjigju Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.2% Disi 3.1% Vota total: 11122 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
