Lajme Zone
Pagat, lufta vazhdon pas 17 shtatorit/ Rexhaj: Një përpjekje e sofistikuar e magjistratëve për të marrë pushtet
PolitikëABC News Albania

Pagat, lufta vazhdon pas 17 shtatorit/ Rexhaj: Një përpjekje e sofistikuar e magjistratëve për të marrë pushtet

Analisti Albatros Rexhaj ka kritikuar ashpër përplasjen institucionale për pagat e gjyqtarëve, duke e cilësuar atë si një përpjekje për zgjerimin e pushtetit të magjistratëve.

Analisti Albatros Rexhaj ka kritikuar ashpër përplasjen institucionale për pagat e gjyqtarëve, duke e cilësuar atë si një përpjekje për zgjerimin e pushtetit të magjistratëve.

Në një intervistë për “Tirana Live”, Rexhaj tha se Gjykata Kushtetuese ka ndërhyrë përtej kompetencave të saj, ndërsa theksoi se vetëm Kuvendi vendos për përdorimin e parasë publike.

Sipas tij, asnjë institucion nuk mund të vendosë vetë për rritjen e pagave të veta dhe ekzekutivi duhet të shtyjë zbatimin e vendimit. Rexhaj e konsideroi situatën një cenim të ndarjes së pushteteve dhe kritikoi diferencën mes shpejtësisë së vendimmarrjes për pagat e gjyqtarëve dhe pritjes së gjatë të qytetarëve për drejtësi. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. “Është një përpjekje për të marrë pushtet, me vendime të tjera, kërkohet që të kufizohet pushteti me dy pushtetet e tjera. Kërkon që të kufizojë kompetencat e ekzekutivit dhe të vetë Kuvendit. Gjykata Kushtetuese është shumë e kujdesshme në formulimin e vet, vendos afate. Kuvendi është i vetmi institucion që vendos për paranë publike. Është një përpjekje e sofistikuar e magjistratëve të të gjitha nivele për të vendosur veten sipër pushteteve të tjera. Nëse do të isha kreu i ekzekutivit unë do e shtyja për një datë tjerë, jo 17 shtator. Asnjë institucion nuk mund të rrisë pagat e veta. Nuk kanë ata asnjë kompetencë tjetër. Gjërat në Shqipëri kanë kaluar në një budallallëk. Republika e Shqipërisë është një Republikë e pavarur. Kushtetuesja ka kaluar kompetencat e saj. Qytetarët presin me vite për të marrë përgjigje për çështjen e tyre, kurse gjykatësit caktojnë rrogat e tyre për një ditë”, tha Rexhaj. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Albatros Rexhajpagat e gjyqtareve