Lajme Zone
Operacioni “Stolen Land” në Fier, arrestohet ish-juristi i Kadastrës! Akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Operacioni “Stolen Land” në Fier, arrestohet ish-juristi i Kadastrës! Akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Një 56-vjeçar, ish-jurist i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Fier, është arrestuar nga Policia, në vijim të operacionit të koduar “Stolen Land”, të zhvilluar disa javë më parë. Sipas njoftimit të Policisë, në pranga është vënë shtetasi H. Z., banues në Fier, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, të kryer në disa raste.

Një 56-vjeçar, ish-jurist i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Fier, është arrestuar nga Policia, në vijim të operacionit të koduar “Stolen Land”, të zhvilluar disa javë më parë. Sipas njoftimit të Policisë, në pranga është vënë shtetasi H. Z., banues në Fier, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, të kryer në disa raste. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin e datës 17 shtator 2026, kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”. 56-vjeçari dyshohet se ka abuzuar në mënyrë të përsëritur me detyrën gjatë kohës që ushtronte funksionin e juristit pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Fier. Ndalimi i tij u bë nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në kuadër të vijimit të operacionit policor “Stolen Land”. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme hetimore. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb