Lajme Zone
I akuzuar në Spanjë për vjedhje me dhunë, arrestohet në Muriqan me qëllim ekstradimin 31-vjeçari
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

I akuzuar në Spanjë për vjedhje me dhunë, arrestohet në Muriqan me qëllim ekstradimin 31-vjeçari

Akuzohet në Spanjë, për vjedhje me dhunë, kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 31-vjeçari. Shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë bërë të mundur kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në dalje të Shqipëris

Akuzohet në Spanjë, për vjedhje me dhunë, kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 31-vjeçari.

Shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë bërë të mundur kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në dalje të Shqipërisë, u kap shtetasi shqiptar A. T. alias A. B. alias A. C., 31 vjeç, banues në Mamurras.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madridi, pasi Gjykata e Instruksionit nr. 4, Sabadell, Spanjë, me vendimin e datës 28.11.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

31-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Lezhë, të cilat kryen arrestimin e tij të përkohshëm, me qëllim ekstradimin në Spanjë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Spanjë, vijon procedurat për ekstradimin e tij. Top Channel