Lajme Zone
Armë, municione dhe sëpatë/ Çfarë gjeti policia në shtëpinë e vrasësit të kunatës?
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Armë, municione dhe sëpatë/ Çfarë gjeti policia në shtëpinë e vrasësit të kunatës?

Policia ka kryer një kontroll në shtëpinë e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, ku ka gjetur dhe konfiskuar armë, municion dhe mjete të ndryshme.

Policia ka kryer një kontroll në shtëpinë e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, ku ka gjetur dhe konfiskuar armë, municion dhe mjete të ndryshme. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, gjatë bastisjes janë sekuestruar një pushkë gjuetie, 153 fishekë, disa karikatorë, pjesë të armës, tri thika, një bajonetë, 115 gëzhoja dhe një sëpatë, raportojnë mediat e Kosovës. Autoritetet bëjnë të ditur se rasti është ende nën hetim, ndërsa Albert Sylaj vazhdon të jetë në arrati. Ndërkohë, familjarët dhe të afërmit do t’i japin sot lamtumirën e fundit Arlinda Zekajt. Ceremonia e varrimit është caktuar për në orën 15:00, në Radac të Pejës, fshatin e saj të lindjes. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Arlinda kosova