Policia ka reaguar lidhur me plagosur me armë zjarri të ndodhur në fshatin Shtoj në Shkodër.
Ngjarja bëhet me dije se ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali, ku një shtetas ende i paidentifikuar ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin T. H. Ky i fundit është dërguar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.
Policia dhe grupi hetimor po punojn për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave e shkaqeve të ngjarjes.
Njoftimi i policisë: Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 10:40, në fshatin Shtoj, dyshohet se në ambientet e jashtme të një lokali, një shtetas ende i paidentifikuar ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin T. H., i cili është dërguar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

