Foto ilustruese Taulant Hoti është plagosur me armë zjarri në fshatin Shtoj të Shkodrës. Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur në një lokal të zonës. Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pak minuta më parë në fshatin Shtoj të Shkodrës, ku një person ka mbetur i plagosur.
Mësohet se i plagosuri është Taulant Hoti. Ngjarja ka ndodhur brenda një lokali të zonës. Sipas informacioneve paraprake, të plagosurin e kanë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore.
Forcat e policisë janë nisur drejt vendngjarjes për të sqaruar rrethanat e plagosjes dhe për të identifikuar personat e përfshirë.
"Rreth orës 10:40, në fshatin Shtoj, dyshohet se në ambientet e jashtme të një lokali, një shtetas ende i paidentifikuar ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin T. H., i cili është dërguar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit."-njofton policia.të shtëna me armë zjarri shkodër plagosje Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Me tre identitete dhe në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 31-vjeçari në Muriqan 27 Tetor 2026, 10:1110:11Kronike Aksident në Fier, makina përplas një grua pranë Drejtorisë së Policisë 27 Tetor 2026, 08:0708:07Kronike I zbuloi parcelën me drogë dhe më pas e vrau, Ndoc Macaj merret i pandehur për vrasje e Piro Prronit 26 Tetor 2026, 14:4514:45Kronike Nga Saranda në Spanjë, çfarë e lidh vrasjen e Artan Myrtajt me tonelatat e kokainës? 26 Tetor 2026, 13:0013:00Kronike Shiste fishekzjarre për protestën, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë; i sekuestrohen 47 pako me lëndë piroteknike 26 Tetor 2026, 11:3011:30Kronike Qëlloi me armë ndaj banesës së ish-bashkëjetueses, arrestohet 37-vjeçari në Roskovec 26 Tetor 2026, 11:0011:00Kronike

