Lajme Zone
Akuzohet për vjedhje me dhunë në Spanjë, arrestohet në Muriqan 31-vjeçari nga Mamurrasi! Pritet ekstradimi i tij
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Akuzohet për vjedhje me dhunë në Spanjë, arrestohet në Muriqan 31-vjeçari nga Mamurrasi! Pritet ekstradimi i tij

Ai akuzohet për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, ndërsa Gjykata e Instruksionit nr. 4 në Sabadell, Spanjë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” më 28 nëntor 2025.

Një 31-vjeçar nga Mamurrasi është arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit, teksa po dilte nga Shqipëria pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madridi. Ai akuzohet për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, ndërsa Gjykata e Instruksionit nr. 4 në Sabadell, Spanjë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” më 28 nëntor 2025. LEXO edhe...Rrësheni prej një ore pa energji elektrike, shkak një defekt në nënstacionin elektrik (VIDEO) Pas kapjes ai iu dorëzua Policisë së Lezhës, e cila kreu arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimin drejt Spanjës. Njoftimi i policisë: PKK Muriqan Akuzohet në Spanjë, për vjedhje me dhunë, kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 31-vjeçari. Shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë bërë të mundur kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në dalje të Shqipërisë, u kap shtetasi shqiptar A. T. alias A. B. alias A. C., 31 vjeç, banues në Mamurras. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madridi, pasi Gjykata e Instruksionit nr. 4, Sabadell, Spanjë, me vendimin e datës 28.11.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. 31-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Lezhë, të cilat kryen arrestimin e tij të përkohshëm, me qëllim ekstradimin në Spanjë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Spanjë, vijon procedurat për ekstradimin e tij. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë A.C/ReportTv.al Muriqan Lezhe Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 77.2% Jo 19.5% Nuk e di 3.3% Vota total: 1745 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?