Në Muriqan është kapur nga shërbimet e Policisë një 31 vjeçar.
I arrestuari dyshohet për vjedhje me dhunë në Spanjë dhe është kapur me qëllim pikërisht ekstradimin etij. Interpol Tirana po punon me homologët e shtetit iberik, për të vijuar me procedurat e ekstradimit të shtetasit me iniciale A. T. alias A. B. alias A. C, banues në Mamurras.
Njoftimi i Policisë: PKK Muriqan
Akuzohet në Spanjë, për vjedhje me dhunë, kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 31-vjeçari.
Shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë bërë të mundur kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në dalje të Shqipërisë, u kap shtetasi shqiptar A. T. alias A. B. alias A. C., 31 vjeç, banues në Mamurras.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madridi, pasi Gjykata e Instruksionit nr. 4, Sabadell, Spanjë, me vendimin e datës 28.11.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
31-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Lezhë, të cilat kryen arrestimin e tij të përkohshëm, me qëllim ekstradimin në Spanjë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Spanjë, vijon procedurat për ekstradimin e tij./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

