DEVOLL– Një operacion antidrogë është finalizuar mbrëmjen e djeshme në Devoll, ku dy të rinj kanë përfunduar në pranga, pasi dyshohet se po transportonin lëndë narkotike.
Burime nga policia thonë se në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar dy të rinj, të moshave 27 dhe 28 vjeç.
Ngjarja është regjistruar në një rrugë dytësore që lidh një fshat me aksin rrugor Korçë-Bilisht. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Të rinjtë po udhëtonin me një automjet.
Sipas të dhënave nga policia, pak para se të ndaloheshin, nga automjeti është hedhur një qese me lëndë të dyshuar narkotike kabanis.
Kontrolli ka vijuar edhe në banesat e të rinjve, ku në banesën e 28-vjeçarit, ku janë gjetur fara të dyshuara të bimës narkotike.
Dy të rinjtë akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Ndërkohë vijojnë hetimet për persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari/abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

