Jensen Huang Kompania e madhe e teknologjisë “Nvidia” po përballet me një krizë të fortë në drejtim, pasi bordi drejtues raportohet se po përgatitet të shkarkojë themeluesin dhe CEO-n e saj, Jensen Huang, pas publikimit të skandalit për lidhje jashtëmartesore me një spiune të dyshuar kineze.
Sipas raportimeve të “The Wall Street Journal”, Huang dyshohet se ka pasur një marrëdhënie me një drejtues të kompanisë që ishte në varësi të tij. Ky zhvillim vjen vetëm pak ditë pasi ai pranoi publikisht se kishte pasur një lidhje jashtëmartesore me një grua, për të cilën agjencitë amerikane të inteligjencës dyshojnë se kishte lidhje me shërbimet sekrete kineze.
Gazeta, duke cituar pesë burime brenda Nvidia-s , raporton se të dy u kapën në video duke flirtuar në një hotel në San Jose, Kaliforni, gjatë një konference të kompanisë marsin e kaluar. Powell është gjithashtu i martuar dhe raporton drejtpërdrejt te Huang në hierarkinë e Nvidia-s.
Zbulimet vijnë në një kohë veçanërisht kritike për Huang, i cili është tashmë në qendër të një hetimi të brendshëm të Nvidia-s për të zbuluar nëse ai ka qenë në shënjestër të inteligjencës së huaj. Hetimi lidhet me aferën e tij me Alice Huang , një ekzekutive teknologjie për të cilën zyrtarët amerikanë dyshojnë se mund të jetë rekrutuar nga qeveria kineze. Vetë CEO i Nvidia-s pranoi në një mesazh drejtuar punonjësve të dielën se kishte qenë jobesnik ndaj gruas së tij. Rasti po fiton edhe më shumë peshë pasi, sipas një raporti të Wall Street Journal, bordi i drejtorëve të Nvidia-s tani po shqyrton shkarkimin e Jensen Huang nga udhëheqja e kompanisë mes zbulimeve rreth dy aferave të tij të dyshuara jashtëmartesore dhe hetimit mbi përfshirjen e mundshme të inteligjencës së huaj.
Ndërkohë, Bordi drejtues i Nvidias, pritet të diskutojë mbi fatin e Huang në drejtimin e kompanisë. Edhe presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se FBI po shqyrton çështjen. Çështja ka ngritur gjithashtu pikëpyetje për respektimin e rregullave të brendshme të kompanisë./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

