Drejtori i Burgut të Fierit Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i akuzuar për 13 akuza të rënda penale, është konfliktuar me deklarata me Drejtorin e Burgut të Fierit, Arben Qalliu.
Në reagimin e tij, Qalliu pretendon se Veliaj ka këmbëngulur përherë për operim kirurgjikal, me argumentin se po ta linte pas dore, gjendja shëndetësore do t’i përkeqësohej. Por, për habi të drejtuesit të Burgut të Fierit, Veliaj ndryshoi vendim tak-fak, pikërisht kur ishte caktuar dita e operimit. Veliaj refuzon operimin/ Kam frikë nga narkoza e Ramës
22 Nëntor, 14:49 Qalliu është shprehur se Veliaj refuzon të shkojë në spital, me pretekstin se nuk ndihet gati.
Për Qalliun, ky vendim mund të interpretohet si një alibi për t’ia hedhur fajin institucioneve shëndetësore. Sipas drejtorit të burgut, kjo është një skemë për të sulmuar institucionet shtetërore, me pretendimin se nuk po i ofrojnë Veliajt kushtet e sigurisë, dhe për të dalë si i pafajshëm në sytë e publikut.
Qalliu deklaron se problemi nuk lidhet me operacionin si procedurë, por me mënyrën se si i paraburgosuri Veliaj po i qaset çështjes. "Pas kërkimit me ngulm të ndërhyrjes sipas avokatit dhe vetë shtetasit Erion Veliaj, duke u shprehur se po i rëndohej situata shëndetësore, sot, në mënyrë të befasishme dhe plotësisht të qetë, vetë shtetasi Erion Veliaj ka refuzuar të paraqitet pranë Spitalit Memorial Fier për të bërë të mundur ndërhyrjen.
Nuk paska qenë problem ndërhyrja, por zhurma dhe alibia për të ngritur pretendimin sikur nuk po trajtohet siç duhet nga instancat shtetërore”, shprehet Qalliu./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.
