Protestuesit vazhdojnë të marshojmë në rrugët e kryeqytetit, teksa ndodhen tashmë te Rruga e Barrikadave. Ndër të tjera, ka pasur thirrje dhe kundër ngritjes së Konsullatës Serbe në Shkodër. “Në Shkodër nuk duam konsullatë”, ishte thirrja në kor e qytetarëve. Kujtojmë se Serbia ka ngritur konsullatë serbe në Shkodër. Ky veprim vjen, edhe pse minoriteti serb në qytet është i paktë. Ky lajm solli dhe reagimin e qytetarëve shkodranë, që janë çuar në protesta. Ata thanë se nuk mund të krahasohen dot 54 serbë që janë në Shkodër me 61 mijë shqiptarë, që ndodhen në Luginën e Preshevës.
Të revoltuar, ata e kanë cilësuar konsullatën serbe në Shkodër si një goditje të rëndë dhe një shkelm mbi gjakun e mijërave shqiptarëve të derdhur për lirinë e Kosovës, duke paralajmëruar se kundërshtimi i kësaj nisme do të vijojë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: 114 protesta
