Artan Hoxha deklaroi në “Kjo Javë” se çështja që lidhet me ish-drejtoren e SHISH, Vlora Hyseni, sipas tij, mund të jetë vetëm fillimi i një hetimi më të gjerë. Ai tha se ndryshimet në pajisjet kompjuterike të institucionit duhen parë me kujdes nga hetuesit. Hoxha foli edhe për përplasjet brenda pushtetit dhe për atë që ai e përshkroi si një sistem rrathësh rreth kryeministrit Edi Rama. Hoxha përmendi emra dhe institucione të ndryshme, duke dhënë versionin e tij mbi mënyrën se si, sipas tij, funksiononte kjo strukturë. “Rama po ndjek një postulat shumë të vjetër, që nga koha e romakëve: përçaj e s. Mënyra se si ai ka qeverisur brenda forcës së vet është pikërisht kjo. Merri dhe përplasi me njëri-tjetrin. Duke u përplasur me njëri-tjetrin, s’kanë kohë të merren me Ramën. E mbani mend si ju sulën Sajmir Tahirit? Pastaj mbaron punë me Sajmir Tahirin. Ju lëshuan njëri-tjetrit. Tani janë bërë aty… edhe mes hienave ka hierarki. Edhe hienat nuk janë të gjitha barbare dhe ushqehen me kërma. Ka mes tyre dhe më të zeza se ato të tjerat. Thashë, Belës i lidhën një histori rozë, sajuan këtë ngjarjen këtej, u harrua Bela këto ditë. Pastaj do ndodhë një gjë tjetër, do kthehemi prapë te Bela. Belindës iu shtua një akuzë e re. Atëherë, a mund të na thotë SPAK-u me Belindën u veprua ndryshe në fillim? Tani, Nëse ata prisnin që ajo të kishte ndërgjegje dhe të jepte dorëheqje, më fal, po janë gabuar. Nuk ekziston kjo lloj specie në Shqipëri. Dhe mbi të gjitha Belinda është kaq e fortë sa, edhe pse është e vetmja sot deputete që mund të vijë deri në Qafë Thanë. Pra, në qoftë se Gysi në anën e tij nuk ikte, se thoshin në Zvicër, kjo nuk ikën dot, sepse ia kanë marrë pasaportën. Por Rame ka ende të deleguarën kryesore, ose koordinatore politike në qarkun numër dy të vendit, siç është qarku i Fierit. Po ka një moment që ai është në siklet, është pikërisht rasti me Belinda Ballukun. Por thashë, po i shtohen kaq shumë gratë për të mbrojtur, sa unë nuk e di kë do zgjedhë ai tashmë për të mbrojtur.”, tha ai. Nisida Tufa: Po nuk ka në qendër Gysin?
Artan Hoxha: Kanë qendër Ramën. Gjithë këta të tjerët janë rrathë, rrathë dhe sa më lart ngjitesh, aq më shumë ngushtohen rrathët. Ky është një nga rrathët e ngushtë. Tani ky rrethi që janë këta, pra që është shefi i shërbimit, që është ai i laboratorit, që është ky i policisë, që është Gysi, është dhe drejtoresha e Kadastrës. Janë dhe ca njerëz të tjerë të agjencive të tjera, të cilët s’janë… nuk janë ndaluar. Mbase mund të ndalohen më vonë. Unë e di që ata janë në hetim dhe SPAK ka hetime dhe e di shumë mirë se kanë qenë bashkë, sepse kanë parë veprimet. Gysi, kur ka mbivendosur prona, s’e ka bërë vetëm. E ka bërë me Kadastër, e ka bërë me atë të AKSH-it. Pra, Gysi i ka pasur të ndara. Sektori i Gysit ka qenë… Pra, liria e Gysit ishte deri aty ku fillonte liria e Belindës. Kur fillonte liria e Belindës, Gysi bënte mbrapa-kthehu. Këta me njëri-tjetrin i kanë shërbyer kryeministrit për të mbajtur pushtetin dhe për të mbaruar punët e veta lart dhe botës së jashtme për t’i mbyllur hallet që kishte, por njëkohësisht për t’i dhënë vota dhe 83 mandate kryeministrit.a
Nisida Tufa: Sa e ka tronditur Ramën arrestimi i Vlorës Hysenit?
Artan Hoxha: Shiko, Rama është një njeri që se ka ndërgjegje brenda. Ndërgjegjen nuk është se ka mik dhe shok. Ramës thjesht tani i duhet pak kohë, gjë që po e fiton nga fakti që është në Amerikë, që ka ndodhur kjo historia si e si të kalojë. Kur iu kap me vila Belinda, nisi një histori rozë. Shiko, trungu pa gjethe nuk bën dot procesin e fotosintezës. Nuk keni parë gjë akoma. Kjo gjë se bën dot SPAK, por e vota, e bëjnë shqiptarët. Mos prisni që të japë dorëheqje Rama. Ai përdor SHIK për të tjetërsuar protestën. Të gjitha këto tregojnë se kush është pushteti i Edi Ramës, por Edi Rama është prapë aty.
Nisida Tufa: Atëherë kur më thua “prit, prit se s’ke parë gjë akoma”, pret ndonjë gjë më të rëndë?
Artan Hoxha: Shiko, është ashiqare që do të ndodhin. Se kur shkojnë dhe heqin hard diskun, shefja i bie nuk ka qenë vetëm. Duhet të kapësh të gjithë strukturën.
Nisida Tufa: Atëherë janë marrë provat. Mund ta themi këtë?
Artan Hoxha: Heqim koordinatorin tre, vëmë koordinatorin katër. Për sa kohë është Rama aty, mos prisni. Po ky është vetëm fillimi. Kanë dalë vetëm dy faqe. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Artan Hoxha
