Lajme Zone
Nuk është Tirana, ja nga ku mund ta shihni më mirë eklipsin diellor sonte...
EkonomiSyri
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Nuk është Tirana, ja nga ku mund ta shihni më mirë eklipsin diellor sonte...

Një fenomen i rrallë qiellor mund të vëzhgohet sonte edhe nga Shqipëria. Eklipsi i pjesshëm diellor nis rreth orës 19:30 në varësi të qytetit, Hëna do të mbulojë pjesë të ndryshme të diskut të Diellit.

Një fenomen i rrallë qiellor mund të vëzhgohet sonte edhe nga Shqipëria. Eklipsi i pjesshëm diellor nis rreth orës 19:30 në varësi të qytetit, Hëna do të mbulojë pjesë të ndryshme të diskut të Diellit. Në Shkodër, eklipsi do të jetë më i dukshëm, me mbulimin maksimal që arrin në 15.65%, ndërsa kulmi pritet rreth orës 19:43.Lexo edhe:Elvish, Klingon dhe Pig Latin: Çfarë mund të na mësojnë gjuhët e shpikura për trurin e njeriut? Në Korçë, fenomeni do të jetë më pak i dukshëm, me një mbulim maksimal prej vetëm 2.49%, ndërsa kulmin e arrin rreth orës 19:35. Ndërkohë, në Tiranë, eklipsi nis rreth orës 19:31, arrin kulmin në 19:41, kur rreth 19% e diskut të Diellit do të mbulohet nga Hëna, dhe përfn rreth orës 19:44, pak para perëndimit të Diellit. LEXO EDHE: Eklipsi i Diellit në Europë vë Spanjën në fokus/ Spektakli i rrallë shihet edhe në Shqipëri Fenomeni do të jetë i dukshëm në horizontin perëndimor dhe për shkak se ndodh shumë pranë perëndimit të Diellit, pamja do të varet edhe nga kushtet atmosferike dhe nga një horizont sa më i hapur. Për vëzhgimin e eklipsit duhet të përdoren syze speciale të certifikuara për eklipse, pasi shikimi direkt i Diellit, edhe kur ai është pjesërisht i mbuluar, mund të shkaktojë dëmtime serioze të syve.