Një shqiptar nga diaspora, i ardhur nga Brescia e Italisë, i është bashkuar protestës në Tiranë. Në një prononcim për gazetarin e News24, Klevin Muka, ai tha se kishte mbërritur mbrëmjen e kaluar, ndërsa bëri me dije se priten të vijnë edhe qytetarë të tjerë shqiptarë nga jashtë vendit. Ai shpjegoi se problemet me linjat e udhëtimit dhe radarët italianë kanë ndikuar në ardhjen e diasporës, ndërsa theksoi se nuk mund të qëndrojnë më indiferentë ndaj situatës në Shqipëri. Sipas tij, të rinjtë nuk duhet të detyrohen të largohen nga vendi, siç u është dashur të bëjnë shumë shqiptarëve ndër vite. Ai ngriti shqetësimin edhe për çmimet e larta të karburanteve dhe ushqimeve, duke e cilësuar protestën si një shpresë të fundit për ndryshim. “Kam ardhur mbrëmë. Do të vijnë edhe qytetarë të tjerë shqiptarë nga jashtë. Por kanë qenë problemet me linjat, radarët italianë kanë pasur probleme. Nuk mund të rrimë kështu. Nuk duam që të rinjtë të kenë fatin tonë, që të detyrohen të ikin jashtë vendit. Shqipëria ka bërë hapa pas, pasi pretendohet që duhet të ishim shumë herë më mirë. Nuk mundet që Shqipëria, si një nga vendet më të varfra të Europës, të ketë çmimin më të lartë të karburantit në Europë dhe çmimet e ushqimeve ndër më të lartat. Kjo është shpresa e fundit. Nuk e di çfarë do të ndodhë më!”, u shpreh ai për News24. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: proteste shqiptari
