Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj thotë se nuk do të ngrihet Bordi i Transparencën, lidhur me çmimin e naftës.
Pas mbledhjes së qeverisë, Ibrahimaj u shpreh se do të vijohen për subvencionimin e naftës për transportin publike, në mënyrë që mos të ketë kosto shtesë për qytetarët.
Ibrahimaj shtoi se Bordi i Transparencës është një mekanizëm për periudha afatshkurtra. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. “Kemi marrë vendim me ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës, për të vazhduar politikat e subvencionimit për naftën, për periudhën e pambuluar. Synojmë të mos kemi kosto shtesë për qytetarët. Jemi duke u kujdesur për çmimet, do të ndërtojmë pasqyrë të çmimeve të konsumit, me qëllim që të nxisim konkurrencën dhe të japim transparencë për qytetarët. Duke qenë se konflikti në Lindjen e Mesme, duket sikur do zgjasë, Bordi i Transparencës është mekanizëm për periudhë afatshkurtër. Edhe FMN na ka këshilluar që ndërhyrje të tilla të jenë të përkohshme. Ne do merremi me ushqimet, do subvencionojmë transportin publik”, theksoi ajo./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitetEkonomi cmimi i naftesdelina ibrahimaj

