Lajme Zone
Dy 'koordinatorët' e Ramës: Ron Yeffet hap fermë kuajsh në resortin e Ergys Agasit
PolitikëPamfleti

Dy 'koordinatorët' e Ramës: Ron Yeffet hap fermë kuajsh në resortin e Ergys Agasit

Në dosjet që SPAK ka marrë nga partnerët e huaj dhe nga përgjimet e kryera vetë, janë konstatuar lidhje mes Ergys Agasit dhe izraelitit Ron Yeffet, dy "koordinatorët" e krijuar nga Edi Rama: njëri për të mbajtur lidhjet e tij me krimin e organizuar brenda Shqipërisë, ndërsa tjetri për lidhjet me mafien ekonomike arabe, aziatike e afrikane.

Dokumenti zyrtar që publikon 'Pamfleti' vërteton lidhjen mes Ergys Agasit dhe Ron Yeffet: më 23 mars 2026, izraeliti krijoi 'Timak Horse Club' në kompleksin 'Equos Resort' në Petrelë, në tokat e Agasit, dy javë para sekuestrimeve të SPAK-ut. Të dy ishin 'koordinatorët' e Kryeministrit: njëri për krimin brenda Shqipërisë, tjetri për mafien arabe, aziatike e afrikane... Në dosjet që SPAK ka marrë nga partnerët e huaj dhe nga përgjimet e kryera vetë, janë konstatuar lidhje mes Ergys Agasit dhe izraelitit Ron Yeffet, dy "koordinatorët" e krijuar nga Edi Rama: njëri për të mbajtur lidhjet e tij me krimin e organizuar brenda Shqipërisë, ndërsa tjetri për lidhjet me mafien ekonomike arabe, aziatike e afrikane.

Mediat e kontrolluara nga Edi Rama janë kujdesur të mohojnë lidhjet mes Ergys Agasit dhe izraelitit Ron Yeffet, si mbështetës të njëri-tjetrit, për të koordinuar interesat dhe punët e pista që u ngarkonte shefi i tyre, kryeministri i etiketuar "Kreu i Organizatës".

Por dokumenti zyrtar që po publikon "Pamfleti" është provë që krijon indicie për SPAK-un, se Ergys Agasi e Ron Yeffet kanë bashkëpunim mes tyre edhe pas hetimit të dosjes "AKSHI", me biznese të instaluara dhe zhvilluara në zonat ekonomike të Agasit.

Katër muaj pasi Ergys Agasi ishte shpallur në kërkim, konkretisht më 23 mars 2026, Ron Yeffet krijoi kompaninë "Timak Horse Club", ku në emër të kompanisë së armëve "Timak" zotëron 70% të aksioneve bashkë me ortaken Arjeta Pucaj, ndërsa 30% i ka Gazmen Brahimi. Objekti i veprimtarisë së kompanisë "Timak Horse Club" është ky:

· Fermë për mbarështim, rritje, trajnim, stërvitje dhe mirëmbajtje të kuajve, si dhe përgatitjen e tyre për përdorime sportive, rekreative, tregtare e të specializuara.

· Qendër hipizimi, import-eksport të kuajve, programe trajnuese dhe edukative, përfshirë kurse, aktivitete rekreative, turistike dhe eksperienca të personalizuara dhe dhënien me qira të tyre; organizimin e eventeve sportive, garave dhe aktiviteteve promovuese në bashkëpunim me institucionet shtetërore për këto aktivitete.

Këtë fermë kuajsh dhe qendër hipizmi, izraeliti Ron Yeffet e ka krijuar në kompleksin turistik "Equos Resort" në Petrelë të Tiranës, i njohur si resorti në pronësi të "Koordinatorit" Ergys Agasi.

Nuk është rastësore kjo lidhje mes dy "koordinatorëve" të kryeministrit Edi Rama, që në sipërfaqet e tokave dhe pyjet në pronësi të Ergys Agasit brenda hartës së kompleksit "Equos Resort", izraeliti Ron Yeffet ka ngritur fermën e kuajve dhe qendrën e hipizmit të quajtur "Timak Horse Club" me 100 mijë lekë kapital, kur investimi është miliona euro.

Nuk është rastësor as fakti që kompania është krijuar më datë 23 mars 2026; pra, 4 muaj pasi Ergys Agasit iu caktua masa e arrestit dhe shpallja në kërkim; ndërsa regjistrimi në QKB u bë më datë 7 prill 2026; dy javë para se SPAK të bënte sekuestrime në kompleksin "Equos Resort" të Ergys Agasit.

Pas lidhjes me kryeministrin Edi Rama, izraeliti Ron Yeffet ka krijuar disa kompani si "1820 Albania" për aktivitetin e parasë elektronike; "1820 Black Oil" për import-eksport e tregti karburantesh; "Uno 18" për import dhe eksport të armatimeve.

Por Ron Yeffet është ortak me 80% aksione me Ministrinë e Mbrojtjes në kompanitë monopol "Timak Defence" dhe "Advanced Arms Technology", nëpërmjet kompanive të tij "Timak" dhe "Uno 18"; por ka krijuar dhe kompanitë "Timak Special Vehicles" e "Timak Aviation".

Ndërsa në muajin mars 2026 krijoi kompaninë "Timak Horse Club", me aktivitet fermë dhe qendër hipizmi te resorti i Ergys Agasit./Pamfleti

© Copyright Pamfleti

Ky artikull është material ekskluziv i Pamfleti dhe mbrohet nga e drejta e autorit, në përputhje me Ligjin Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Ripublikimi i plotë ose i pjesshëm i këtij shkrimi nga media të tjera lejohet vetëm duke cituar qartësisht Pamfleti si burim dhe duke vendosur në fund të materialit linkun e artikullit origjinal.

Çdo përdorim, kopjim apo ripublikim pa respektuar këto kushte përbën shkelje të së drejtës së autorit dhe mund të sjellë përgjegjësi ligjore sipas legjislacionit në fuqi.dy koordinatorët e ramës Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Ahmetaj tha “ndiqni paratë”/ Si i shpëtoi dosjes së inceneratorëve biznesmeni Helidon Begaj? 10 Shtator 2026, 12:2012:20Anti-Mafia I gjithë shteti në duart e miqve të dyshimtë të Edi Ramës: Wasim Said Mohd Al Mraqtan ka monopolin e pasaportave dhe jo vetëm 9 Shtator 2026, 13:0613:06Anti-Mafia Ron Yeffet në përgjim: Kush e pajtoi për “punët e zeza” dhe pse SPAK-u nuk mund të bëjë të shurdhrin 9 Shtator 2026, 11:2111:21Anti-Mafia Si e çmontoi Arben Ahmetaj skemën e kreut të Organizatës: Edi Rama reduktoi pjesëmarrjen e shtetit nga 45% në 20% dhe i hapi TIMAK-ut arkën e ushtrisë 8 Shtator 2026, 11:2211:22Anti-Mafia ‘Hanëmja’ e Edi Ramës, Elira Kokona: 7 apartamente dhe 2 milionë euro në bankë, 2 vjet pa deklaruar pasurinë 7 Shtator 2026, 17:2517:25Anti-Mafia Dokumenti/ Pse Tirana mbetet pa ujë; Edi Rama ia dhuroi burimet ujore të Bovillës HEC-it privat “Mali” të Bledar Hasalamajt 7 Shtator 2026, 10:0810:08Anti-Mafia