Lajme Zone
Lëvizjet me pikatore dhe të vonuara të Edi Ramës në qeveri
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Lëvizjet me pikatore dhe të vonuara të Edi Ramës në qeveri

Ervin Demo, përveçse e civilizon më shumë një dikaster që ka peshën e rëndë të policisë, diversifikon skenën politike në mazhorancë, që të mos dëgjohet vetëm zëri i Edi Ramës.

Edi Rama / Emërimet e Ervin Demos dhe Klodiana Spahiut tregojnë se kryeministri mund të zgjedhë përvojën politike dhe profesionale. Pyetja është pse i vonoi këto zgjedhje dhe pse vazhdon t’i bëjë ndryshimet me pikatore... Emërimi i Ervin Demos në postin e ministrit të Brendshëm është një lëvizje e fortë e Edi Ramës, pasi angazhon në një post të lartë qeveritar një personazh të rëndësishëm, qoftë nga CV-ja e tij, por edhe nga pesha potenciale e përballjes në debatin politik.

Ervin Demo, përveçse e civilizon më shumë një dikaster që ka peshën e rëndë të policisë, diversifikon skenën politike në mazhorancë, që të mos dëgjohet vetëm zëri i Edi Ramës.

Kreu i qeverisë duket se e ka pasur në mendje prej kohësh jo vetëm këtë lëvizje, por edhe atë në Ministrinë e Shëndetësisë, ku zëvendësoi Evis Salën me Klodiana Spahiun. Zëvëndësoi një personazh që vinte nga lart, me një politikane dhe profesioniste që vjen nga poshtë, me një përvojë politike prej vitit 2013, e cila nuk njihet as për historitë e gjuhës toksike, as për fjalimet me lajle-lule, me të cilat Rama i ka çmendur shumë syresh, e as për histori të rënda akuzash e përfshirjesh.

Por thelbi është tjetër kund, pasi para së gjithash këto janë lëvizje politike për të dhënë sinjalin e tyre. Lëvizje që, me kalimin e kohës, do të kenë edhe ndikimin e tyre në opinion, në shoqëri apo edhe në sferën politike, brenda dhe jashtë mazhorancës, si enë komunikuese ku politika flet më shumë me emra seriozë, njerëz seriozë dhe personazhe serioze, në vend të fjalëve limonadë që u vijnë njerëzve në grykë.

Këto lëvizje Edi Rama nuk duhet t’i kishte bërë sot, por shumë e shumë më herët; ndoshta pas zgjedhjeve të vitit 2025. Pikërisht mania për të bërë teatër me politikën, duke përdorur pikatoren si dozë për “kalamajtë” e debatit tonë politik, ka bërë që cilësia, thelbi, serioziteti dhe përmbajtja të mos kenë atë rëndësi që kanë në të vërtetë. Vendin e tyre e zënë forma, lajle-lulet, teatri absurd, a thua se jemi në cirk.

Vonesa e lëvizjeve serioze, siç janë edhe emërimet e fundit në qeveri, ka dëmtuar edhe vetë Edi Ramën, po kjo nuk ka rëndësi. Ajo që ka rëndësi është pesha e modelit në politikë. Kur lëshon në skenë një kloun, të gjithë duan ta imitojnë, ose shumë prej tyre. Kur sjell një personazh për të cilin më shumë se fjala flet puna, jep një model politik, edhe për opozitën, edhe për debatin publik.

Ka shumë gjasa që, me dy emërimet e fundit, edhe opozita të synojë të gjejë balanca të tilla për t’i përballur. Në vend të fjalëve të tepërta, do të diskutojë më shumë për gjërat reale. Kjo është politika që i duhet këtij vendi, po Edi Rama e ka kuptuar shumë vonë. Se vdes për cirkun.

Ndërkaq, sipas gjasave, Demo e Spahiu janë vetëm kalorësit e parë të qeverisë që Edi Rama po ndryshon; duket se ka edhe të tjerë. Përdorimi i pikatores duket se s’ia vlen, bëje përnjëherë!/Pamfletilëvizjet me pikatore edi rama qeveria Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Editorial Shqipëria si plaçkë e mbijetesës së Edi Ramës 9 Shtator 2026, 14:3614:36Editorial Si t’ia shpëtojmë jetën Edi Ramës 8 Shtator 2026, 14:5014:50Editorial A jemi lodhur nga demokracia?! 7 Shtator 2026, 16:5816:58Editorial “Shqipëria i rri e vogël Edit tim” 6 Shtator 2026, 15:5115:51Editorial Sindroma e Stokholmit në Partinë Socialiste 5 Shtator 2026, 13:1813:18Editorial Cirku i së premtes në orën pesë! 4 Shtator 2026, 11:2211:22Editorial