Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar situatën politike në mazhorancë, duke e përshkruar klimën brenda saj si të tensionuar dhe duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si funksionon kontrolli politik ndaj qeverisë. I ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, Topi u ndal te mundësia e një mocioni mosbesimi ndaj kryeministrit Edi Rama dhe e lidhi situatën aktuale me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. Topi tha se, pavarësisht debateve dhe skandaleve, sipas tij, kryeministri vijon të qëndrojë në detyrë, ndërsa opozitës i është kufizuar mundësia për të përdorur mocionin e mosbesimit. “Ujërat në mazhorancë janë të larta dhe të turbullta. Dhe që reflektohen dhe në marrëdhënie me opozitën. Po të bëja një pyetje unë do mbillte pesimizëm; pse kemi probleme të tilla, skandale dhe pamundësi reale që një kryeministër të japë dorëheqje?! Kthej kokën në 2008 ku shefi i opozitës sot ia ka dhënë këtë mundësi që Rama mos të lëvizë sot. Ne nuk dimë emrin e ministrit. Është qeveri si lojë kukafshehti. S’ka ndodhur kurrë kjo! Ka debate, skandale, dhe në fund ai qëndron në këmbë. Në 2008 u hoq me Kushtetutë e drejta e opozitës për të bërë mocion mosbesimi. Nëse bën mocion mosbesimi, duhet të kesh kandidat për kryeministër. Pse të hiqet mundësia e referendumeve.”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: topi
