Lajme Zone
Norris merr fitoren e parë në garën e 11-ë sezonale, Ferrari zhgënjen në Hungari! Antonelli i qetë në renditjen e përgjithshme
SportShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Norris merr fitoren e parë në garën e 11-ë sezonale, Ferrari zhgënjen në Hungari! Antonelli i qetë në renditjen e përgjithshme

Kampioni i botës në Formula 1, Lando Norris, ka siguruar fitoren e parë në këtë sezon. Britaniku ia doli të komandonte Çmimin e Madh të Hungarisë në një garë ku u nis nga vendi i parë, ndërsa në podium përfunduan Max Verstappen, por edhe italiani Kimi Antonelli.

Piloti i McLaren Lando Norris ka prerë i pari vijën e finishit në Çmimin e Madh të Hungarisë të zhvilluar këtë të dielë. Për kampionin e botës në fuqi kjo ishte gara e parë që ia del të triumfojë këtë sezon në garën e 11 sezonale, teksa pati avantazhin që në nisje, pasi të shtunën siguroi ‘pole-position’. Norris pothuajse nuk e vendosi në asnjë çast në rrezik fitoren, ndërsa pas tij u rendit holandezi Max Verstappen, por edhe italiani Kimi Antonelli, i cili u nis nga vendi i katërt, por e mbylli në podium. Megjithatë për 19-vjeçarin mund të konsiderohet një garë pozitive, pasi arriti të linte pas rivalin më të afërt për titull kampion bote për pilot, Lewis Hamilton. Britaniku i Ferrari-t e mbylli garën në vendin e katërt, duke lënë pas shokun e skuadrës Charls LeClerck. Mirëpo Hamilton zbriti në vendin e pestë, pasi mori një penalizim 5 xhiro nga fundi i garës për shkak të shpejtësisë mbi normal e lejuara në pit-spot. Detaj që e tërboi Hamilton, por që e detyroi të merrte 5 pikë më pak se Antonelli në garën e Hungarisë. LEXO EDHE:Formula 1/ Antonelli triumfon në Belgjikë, 19-vjeçari italian thellon diferencën në krye të kampionatit! Hamilton renditet i katërti, nxjerr Russellin jashtë Mbyllet kështu me shumë zhgënjim për Ferrari-n gara e kësaj fundjave, pasi dy pilotët e kokëkuqes u nisën nga vendi i 2-të dhe 3-të, por humbën terren që në nisje dhe më pas nuk mundën të rikuperonin. Në vendin e 6 u rendit Hadjar i Red Bulli-t, ndërsa pak çaste nga fundi Oscar Piastri pësoi një aksident që e detyroi të linte garën. Për momentin Kimi Antonelli vijon të udhëheqë i qetë garën për pilotë, ndërsa Çmimi i Madh i radhës do të jetë pothuajse pas 1 muaji. Me 23 gusht në Holandë. Ne.k./Shqiptarja.com TAG: charls leclerc Lewis Hamilton Lando Norris formula 1 ferrari Komento Komente Sondazhi i ditës:

24 Korrik, 13:38

Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.9% Jo 29.1% Nuk e di 7% Vota total: 3837 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?