Lajme Zone
Kristian Prenga nuk ia del ndaj Anthony Joshua, britaniku fiton me "knock out"
SportPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Kristian Prenga nuk ia del ndaj Anthony Joshua, britaniku fiton me "knock out"

Boksieri shqiptar Kristian Prenga nuk ia doli të shkruante historinë përballë Anthony Joshua, duke u mposhtur me nokaut në një duel spektakolar të zhvilluar në Arabinë Saudite.

Kristian Prenga dështon përballë Anthony Joshua, britaniku fiton me nokaut pas një dueli spektakolar Boksieri shqiptar Kristian Prenga nuk ia doli të shkruante historinë përballë Anthony Joshua, duke u mposhtur me nokaut në një duel spektakolar të zhvilluar në Arabinë Saudite.

Megjithatë, humbja nuk erdhi pa rezistencë. Prenga i shkaktoi shumë vështirësi ish-kampionit të botës, duke e rrëzuar Joshua-n në fillim të ndeshjes dhe duke e vendosur britanikun në një situatë tejet të vështirë. Për disa momente u duk se shqiptari ishte pranë një prej surprizave më të mëdha në boksin e peshave të rënda.

Joshua, falë eksperiencës së tij, arriti të rikuperohej pas goditjeve të forta të Prengës. Me kalimin e raundeve ai mori kontrollin e sfidës, shtoi ritmin dhe filloi të dominojë me kombinime të sakta. Në fund, britaniku e mbylli duelin me nokaut, duke siguruar fitoren dhe duke shmangur një humbje që në momentet e para dukej shumë pranë. Sipas mediave ndërkombëtare, Joshua i mbijetoi rrëzimeve në fillim të ndeshjes, përpara se ta përmbyste sfidën dhe të triumfonte ndaj shqiptarit.

Pavarësisht humbjes, Kristian Prenga zhvilloi një paraqitje dinjitoze ndaj një prej emrave më të mëdhenj të boksit botëror, duke treguar se mund të rivalizojë në nivelet më të larta të këtij sporti. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Sport Nga Italia te Kili, FIFA veçon 10 kombëtaret që duhet të rikthehen në Botërorin 2030 25 Korrik 2026, 21:5621:56Sport “Duan edhe 120 minuta për të gjuajtur në portë”, ironia e ministrit spanjoll pas peticionit të Argjentinës për të riluajtur ndeshjen 25 Korrik 2026, 20:4920:49Sport Ish-ylli i Bundesligës punon tokën në Majorka, tragjedia familjare e detyroi të “var këpucët në gozhdë” 25 Korrik 2026, 20:2720:27Sport Tragjedi në futboll, ndërron jetë sulmuesi 22-vjeçar; u akuzua se vodhi rrobat e shokëve 25 Korrik 2026, 20:0520:05Sport Çudi shqiptare, trajneri ndëshkohet me karton të kuq dhe tërheq skuadrën nga fusha; pamjet bëhen virale (Video) 25 Korrik 2026, 19:4419:44Sport Infantinos “nuk i ndahet shpirti” nga Argjentina, pas zhgënjimit në Kupën e Botës i bën dhuratën speciale ‘Albiçeleste’ 25 Korrik 2026, 19:2219:22Sport