Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Njerëzit u ndjenë të përdhosur deri në palcë”/ Protesta në ditën e 69-të, mjeku Ermal Pashaj: Vokacioni ynë nuk është një parti, por Shqipëria!


I ftuar në programin e drekës në News24, mjeku dhe protestuesi Ermal Pashaj ka folur mbi ecurinë e protestave masive kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, lëvizje kjo që sot shënon ditën e saj të 69-të. Pashaj theksoi se revolta e qytetarëve buron nga një ndjesi e thellë fyerjeje e përdhosjeje që ka prekur çdo nivel të shoqërisë.

I ftuar në programin e drekës në News24, mjeku dhe protestuesi Ermal Pashaj ka folur mbi ecurinë e protestave masive kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, lëvizje kjo që sot shënon ditën e saj të 69-të. Pashaj theksoi se revolta e qytetarëve buron nga një ndjesi e thellë fyerjeje e përdhosjeje që ka prekur çdo nivel të shoqërisë. Mjeku u shpreh se reagimi i kryeministrit ndaj protestave ka qenë i fokusuar vetëm te fasada, duke anashkaluar problemet reale me të cilat përballen shqiptarët dhe duke nxitur akoma më shumë reagimin qytetar. “Ajo që nxori njerëzit në protestë nisi nga ndjesia e arritur gjer në palcë ku njerëzit ndiheshin të përdhosur. Dukej shpeshherë sikur jo vetëm që s’ka kush t’i dëgjojë, por edhe kur u bë ajo loja e ndarjes së protestuesve në një krah apo një tjetër, me gjithë termat që ka përdorur kryeministri këto ditë, rezultoi një farsë. Ai nuk u mor me esencën e problemit, por ritheksoi që di të merret vetëm me fasadën. Këto nuk janë mekanizmat për të ndalur një protestë, por e nxisin atë edhe më shumë,” u shpreh Pashaj. Më tej, Pashaj u ndal te degradimi i modeleve shoqërore gjatë 35 viteve të fundit, ku puna e ndershme dhe përkushtimi profesional shpesh janë vënë në lojë përballë pasurimit të shpejtë. Ai nëvizoi se kjo lëvizje nuk udhëhiqet nga interesa partiake, por nga një thirrje e brendshme patriotike.

“Të qenit shqiptar historikisht është karakterizuar nga një vokacion — siç është vokacioni i klerikëve apo ai profesional, që të bën të dojë të nxësh dije për t’i shërbyer popullatës. Për shkak të modeleve të këqija që ka dhënë shtetbërja në këto 35 vite, të tilla situata janë nëpërkëmbur. Është vënë në lojë ai që ishte i drejtë, duke shfaqur modele të mbrapshta të njerëzve që pasurohen shpejt e të përdhosin. Shpesh lëvizje të tilla kritikohen duke pyetur se kush i financon. Por vokacioni këtë herë nuk është një parti politike, vokacioni është Shqipëria dhe toka shqiptare për të cilën është derdhir gjak. Kjo është një thirrje e brendshme që duhet t’i rrëqethë mishin kujtdo në këtë vend,” përfi Pashaj. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb