Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Një vagabond kishte në hyqëm gjithë shtetin”, Dash Shehi: Turp i madh! Inshallah gjithë Tirana pas orës 9 bëhet rozë, por s’na duhet romanca Hyseni-Agasi


Ish-deputeti Dashamir Shehi ka komentuar zhvillimet dhe akuzat e bëra publike në dosjen që lidhet me ish-drejtoren e SHISH, Vlora Hyseni, dhe biznesmenin Ergys Agasi.

Ish-deputeti Dashamir Shehi ka komentuar zhvillimet dhe akuzat e bëra publike në dosjen që lidhet me ish-drejtoren e SHISH, Vlora Hyseni, dhe biznesmenin Ergys Agasi. I ftuar në emisionin “Minuta e Parë”, në News24 me Ola Brukon Shehi e cilësoi situatën si një skandal të rëndë, duke thënë se në qendër të saj nuk duhet të jetë ajo që ai e quan “histori rozë”, por ndikimi që një person i vetëm dyshohet se kishte mbi institucione shtetërore. “Një vagabond 40 vjeç kishte në hyqëm gjithë shtetin shqiptar. Turp, është dosja e SHISH. Historia rozë është hiç. Ato rozë ishalla e gjithë Tirana bëhet rozë pas orës 9, por duhet të jetë e bardhë në mëngjes. Në ato 3 rreshta që kam lexuar, i thotë; a ke folur me filanin, që është kryepolici. A ke fol me KM? Ajo i thotë; Po presim. Me kohë prishen provat, fshihen lekët, kërcënohen dëshmitarët. Kjo është histori që ka ndodhur kaq shumë herë në Shqipëri, sa këto organe represive speciale si SPAK, pasi u bënë për diçka speciale.”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Shehi