Lajme Zone
KulturëReport TV

Një perlë mes maleve të Labërisë, Ujëvara e Rasalit në Vlorë po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë (VIDEO)


Peizazhe mbresëlënëse, ujë i kristaltë dhe shpellat mijëravjeçare të Velçës e kanë bwjnw kwtw zonë në një nga destinacionet më të veçanta për një fundjavë në natyrë.

Nëse po kërkoni një vend për t'i shpëtuar vapës së verës, Ujëvara e Rasalit në Velçë të Selenicës është një nga destinacionet që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje. E rrethuar nga gjelbërimi dhe peizazhe mbresëlënëse, ujëvara është kthyer në një pikë të preferuar për vizitorët vendas dhe turistët e huaj që zgjedhin të eksplorojnë bukuritë natyrore të jugut të Shqipërisë. LEXO edhe...Zjarret, 6 vatra aktive në vend! Ndërhyhet me 2 avionë në Malin e Çikës në Palasë, riaktivizohen flakët në Bulqizë Këtë destinacion e rekomandon edhe kryeministri Edi Rama, i cili duke ndarë këto pamje e cilësuar Ujëvarën e Rasalit një nga perlat natyrore të zonës. Por Velça nuk tërheq vetëm për natyrën. Fshati, një nga më të mëdhenjtë në luginën e Lumit të Vlorës, njihet edhe për shpellat e periudhës së Neolitit, të cilat dëshmojnë gjurmë të hershme të banimit dhe përbëjnë një nga pasuritë më të rëndësishme arkeologjike të zonës. Kombinimi i ujëvarës, peizazhit malor, mbi 80 burimeve ujore dhe trashëgimisë historike e bën Velçën në një destinacion gjithnjë e më të kërkuar për turizmin natyror dhe kulturor, veçanërisht gjatë muajve të verës, kur vizitorët zgjedhin të kalojnë fundjavën larg zhurmës së qytetit. U.D/ReportTv.al edi rama Vlore selenice velce ujvare Komento Komente Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 70.8% Keq 21.5% Nuk e di 7.7% Vota total: 195 Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret?